Aktualitet

Bardhi: Propozimi për uljen e pagave kriminal, Ramës paratë i duhen për oligarkët








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:30 - 28/04/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas propozimit të deputetit Ilir Beqja, për uljen e pensioneve dhe pagave, në mënyrë që të përballohet situata ekonomike me koronavirusin.


Bardhi e quan këtë si propozim kriminal dhe se Ramës i duhen paratë për oligarkët.


Postimi i Gazment Bardhit:



Edi Rama ka nisur një eksperiment të ri dhe shumë të rrezikshëm me shqiptarët. Përmes Ilir Beqajt, një nga ministrat e tij më të diskretituar si të korruptuar, Edi Rama propozon uljen e pagave në sektorin publik e privat, si mënyrë për të furnizuar qeverinë me parà. Një propozim kriminal dhe i papranueshëm për çdo qeveri, që vendos të parin interesin e qytetarit.


Ditën kur propozon uljen e pagave të qindra mijëra njerëzve, Edi Rama ka paguar për PPP mafioze të inceneratorit të Tiranës 650 mijë euro. Po të mos kishte hallin e biznesit të vet me mafian e plehrave, me kaq parà, Edi Rama mund të kishte siguruar pagën e 3125 njerëzve të mbetur pa punë.

Lexo edhe :  Rama: Nuk ka asnjë mundësi që qeveria të fshehë numrin e vdekjeve në spital

Qeveria ka akoma të paktën 220 milionë euro të paprekura nga koncesionet korruptivë dhe shpenzimet e luksit që ka planifikuar për këtë vit.

Qeveria ka parà, por Edi Rama nuk heq dorë nga pagesat për aferat e pista, duke paguar klientët e tij me paratë e shqiptarëve. Vetëm për kompanitë e Ministrit më të keq të Shëndetësisë në të gjitha kohërat, Edi Rama ka paguar 40 milionë euro në 6 vjet. Prandaj, e përdor tani Ilir Beqajn për të testuar qytetarët deri ku mbajnë.

Ky është një nga qëllimet pse ai zgjati pa asnjë kuptim gjendjes e fatkeqesisë natyrore. Kërkon të mbajë me në këmbë qeverinë e tij të falimentuar duke vjedhur edhe djersën e ndershme të shqiptarëve. Ky është një tjetër projekt për të vazhdura grabitjen në kohë pandemie dhe për të fshehur dështimin e tij!


Etiketa: , , , ,

Pas