Aktualitet

Bardhi publikon videon: Dëshmitë e dhimbshme të qytetarëve në nevojë, sirenë alarmi për qeverinë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:19 - 26/03/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka publikuar një video me dëshmitë e qytetarëve në nevojë, të cilët nuk kanë mundësi as të ushqehen. Sipas Bardhit, këto janë sirenë alarmi për qeverinë.


Postimi i Bardhit



Dëshmitë e dhimbshme të qindra qytetarëve në nevojë janë sirena alarmi për Qeverinë që të lerë propagandën dhe të bëjë detyrën.


Shteti ka detyrimin ligjor që në këtë kohë të pamundurve, t’u sigurojë minimumin për të jetuar dhe për t’u ushqyer. Koha nuk pret asnjë minutë, dhe jo më 3 javë.

Qeveria të veprojë pa asnjë vonesë për t’u ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi për të ushqyer fëmijët. Është detyrim i saj ligjor, jo çështje e dëshirave apo vullnetit të Edi Ramës.


Etiketa: , ,

Pas