Aktualitet

Bardhi publikon videon ku qytetarit të bllokuar në Kapshticë i bie të fikët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:31 - 07/04/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar videon, ku i bie të fikët nga të ftohtët dhe uria njërit prej qytetarëve shqiptarë te bllokuar në kufi.


Trajtim çnjerëzor. Një vend anëtar i NATO-s nuk mund të sillet si Koreja e Veriut”, shkruan Bardhi në Facebook.


Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore”, shton numri 2 i PD.


Pamjet e videos janë të dhimbshme dhe tregojnë atë që po vuajnë qytetarët shqiptarë në zonën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë.


Reagimi i plotë

Situata e bashkëqytetarëve në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë i ka kaluar limitet e trajtimit çnjerëzor. Pjesa dërrmuese e tyre janë punonjës sezonalë në shtetin grek, pa asnjë mundësi për të jetuar atje pa punë. Një vend anëtar i NATO-s dhe Këshillit të Europës, kandidat për anëtar në Bashkimin Europian, nuk mund të sillet kurrë me standardet e Koresë së Veriut ndaj qytetarëve të tij. Qytetarë të lënë në mes të rrugës, për ditë të tëra, pa ushqim, pa ujë dhe pa asnjë ndihmë, po rrezikojnë jetën, vetëm për shkak se Qeveria nuk ushtron përgjegjësinë e saj ligjore. Është e patolerueshme që Qeveria vijon me kokëfortësi injorimin e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për të hyrë në atdheun e tyre. Ky është krim.👇


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas