Aktualitet

Bardhi publikon videon: Rama u kthye në Thumanë, në vendin e krimit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:02 - 13/12/19 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është kthyer në Thumanë, në vendin e “e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm”.


Bardhi ka publikuar edhe një video, ku zyrtarët shtetërorë jane ne kontradiktë me qendrimet e tyre, ku njeri thotë se pallatet ishin të pabanueshme dhe tjetri se ishin të banueshme.


Postimi i plotë:


Spektakli i shëmtuar i Edi Ramës në Thumanë me shtëpitë që i ka detyrim ligjor për t’i ndërtuar është i papranueshëm dhe nuk e shpëton dot atë dhe bashkëpunëtorët e tij nga përgjegjësia morale, politike dhe penale.


Ai është kthyer në vendin e krimit shtetëror pa dhënë llogari për humbjen e jetëve të 24 njerëzve të pafajshëm. Në javën e tretë pas tërmetit, Edi Rama hesht për përgjegjësitë direkte të Komitetit të Emergjencave, të drejtuar prej tij dhe të Bashkisë së Krujës, përse banorët e pallateve të shembura në Thumanë u lejuan të jetojnë aty pas tërmetit të 21 Shtatorit.

Edi Rama është i detyruar t’u thotë shqiptarëve çfarë permbanin aktet e konstatimit për dy pallatet e shembura me 26 Nëntor, çfarë masash u morën dhe kush i lejoi banorët të futeshin në pallate të pasigurta pas 21 Shtatorit.

Prokuroria duhet të veprojë menjëherë!


Etiketa: , ,

Pas