fbpx

Kryesore

Bardhi: Rama s’ka moral të burgosë popullin, askush s’na ndal





               Publikuar në : 15:00 - 14/04/19 |
mapo.alm

Partia Demokratike ka reaguar këtë të diel ndaj akuzave të mazhorancës për përdorim dhune në protestën e zhvilluar mbrëmjen e së shtunës (13 prill), përmes një deklarate për mediat. Sekretari i përgjithshëm i saj, Gazment Bardhi u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk ka të drejtë dhe as moral të komentojë betejën e opozitës dhe të popullit, pasi e ka blerë pushtetin me paratë e krimit.


Bardhi komentoi edhe reagimin për media të ministrit të Brendshëm dhe asaj të Drejtësisë, duke i cilësuar si dëshmi të frikës që po përjeton fillimisht vet Rama nga bashkimi popullor. Më tej, ai deklaroi se shumica e njerëzve me moral dhe politikë të shëndoshë nuk e pranon më korrupsionin në vend dhe trajtimin si qytetarë të dorës së dytë e kësisoj, nuk ka më kthim prapa.



“Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar. Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetëruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit.


Shqiptarët e kanë ndarë mendjen! Nuk ka më kthim prapa! Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës. Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë. Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime! Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Askush nuk mund të na ndalë më!”– deklaroi Bardhi nga selia e Partisë Demokratike.


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas