Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikoi një mesazh në rrjetet sociale.
Bardhi thotë se do protestohet më 5 mars, por edhe i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të lejojë publikimin e orës së seancës.
“Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit!” shkruan Bardhi.
Bardhi publikoi edhe nenin e rregullores ku thuhet se në fund të seancës ose mbledhjes, drejtuesi i seancës apo kryetari i komisionit lajmëron orën e fillimit të seancës plenare të ardhshme.
Reagimi i tij vjen pasi Policia e Shtetit thotë se ka refuzuar lejen e opozitës për të zhvilluar protestën e paralajmëruar më 5 mars para Parlamentit.