Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur me ironi Kryeministrit Rama, pasi ky i fundit, reagoi sot në publik, duke u marrë sërish me përzgjedhjen e kandidaturave në PD.
Bardhi i thotë Ramës, që të qendrojë tek plehrat se është mirë, mos të merret me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve në PD.
Bardhi thotë se Rama ka qënë dhe do të ngelet vegël e krimit të organizuar dhe kryetar i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur.
Statusi i plotë:
“Vazhdo tek plehrat se je mirë.
Mos harxho kohën kot me procesin transparent të përzgjedhjes së kandidatëve nga PD bashkë me qytetarët, sepse nuk të beson më askush për asgjë. Shqiptarët janë mbingopur nga gënjeshtrat dhe batutat e tua të lodhura.
Ti dhe Qeveria jote e dështuar nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Prandaj nuk ke as bilanc, as ide, as zgjidhje për hallet e shtuara të qytetarëve. Ke qënë, je dhe do të mbetesh vegël në dorën e krimit të organizuar dhe Kryetar i denjë i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur”. Bardhi e shoqeron postimin me një foto të Rames, ku shkruhet, genjeshtar.