Aktualitet

Bardhi për opinionin e Venecias: Vulosi regjimin në ikje të Ramës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:06 - 19/06/20 |
mapo.al

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Komisioni i Venecias për Gjykaën Kushtetuese.


Bardhi thotë se ky vendim vulosi regjimin në ikje të Edi Ramës, i cili tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias i dha sot zyrtarisht dhe perfundimisht të drejtë, Presidentit Meta, për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.


Reagimi i Gazment Bardhit:


Përshëndes vendimin e Komisionit të Venecias që vulosi sot se regjimi në ikje i Edi Ramës tentoi të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias konfirmoi qartë se ka zero shkelje të Kushtetutës nga Presidenti i Republikës në betejën legjitime kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një tjetër provë sesi Edi Rama ka vetëm një strategji me drejtësinë: ose ta kapë, ose ta bllokojë. Bërja sa më parë funksionale e Gjykatës Kushtetuese është jo vetëm e rëndësishme për demokracinë në Shqipëri, por edhe 1 nga 15 kushtet për fillimin e negociatave me BE.



Etiketa: , ,

Pas