Kryesore

Bardhi shpjegon tezën e dosjeve të korrupsionit në 6 muajt e parë të qeverisjes














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:00 - 17/04/21 |
mapo.al

Numri dy i PD u shpreh në “Kjo Jave”, të Nisida Tufës në News 24, se hapja e negociatave me Bashkimin Europian gjatë 100 ditëve të para është plotësisht e mundur me ardhjen në pushtet, pasi do të ketë vullnet të hekurt për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.






Bardhi theksoi tezën e tij, se nëse në 6 muajt e parë ministrat dhe drejtuesit e rinj, nuk bëjnë gati dosjet për paraardhësit e nuk i çojnë në prokurori, atëherë çdokush ka të drejtën të mendojë se ata janë duke vjedhur vetë.


Ai e sqaroi më tej këtë tezë, duke thënë se ka qënë një zakon deri tani, që kur ministrat apo zyrtarët e lartë vijnë në post, e neglizhojnë interesin publik që ka të bëjë me korrupsionin dhe aferat e paraardhësve, dhe vendosin të tjera prioritete.

Lexo edhe :  Gazment Bardhi: Vjedhja e votave, gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi




Kjo sipas tij do të thotë të mbash në fuqi, pandëshkueshmërinë.



Bardhi pohoi se kjo do të marrë fund, dhe askush nuk duhet nesër të mendojë që nuk do të ndëshkojë korrupsionin e qeveritarëve të mëparshmëm, me idenë për të përfituar imunitet për veten e tij më vonë.



1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas