Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka kërkuar që SPAK duhet të hetojë Ardian Dvoranin, pas fakteve që ka publikuar Presidenti Ilir Meta. Sipas Bardhit, kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën dhe për këtë ka manipuluar faktet me Dvoranin.
Postimi i plotë:
Faktet e bëra publike sot nga Presidenti i Republikës, dëshmojnë, edhe njëherë, në mënyrë të pakundërshtueshme, përdorimin e Ardian Dvoranit si mekanizëm për kapjen politike të Gjykatës Kushtetutese nga Edi Rama. Manipulimi kriminal i fakteve dhe fshehja e të dhënave janë një krim i rëndë shtetëror. SPAK duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë hezitim.
Kapja e Gjykatës Kushtetuese është jetike për Edi Ramën. Është mënyra e vetme për t’i hapur rrugë projekteve të tij për kriminalizimin total të shtetit, bashkëqeverisjen me oligarkët dhe krimin e organizuar, si dhe për të patur kontrollin politik mbi çdo pushtet dhe institucion të pavarur.