fbpx

Aktualitet

Bardhi-Spiropalit: Kushtet gjermane s’janë si trau i doganës





               Publikuar në : 13:46 - 30/10/19 |
mapo.al

Numri II i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj ministres Spiropali e cila deklaroi se zgjedhjet do mbahen në 2021, ndërsa shtoi se “mazhoranca brenda dhjetorit do të votojme Reformën Zgjedhore dhe do vazhdojë me pikat kyçe të procesit të integrimit duke përdorur si hartë drejtuese rezolutën e Bundestagut”.


Me ironi Bardhi shkruan i shkruan Spiropalit që ka qenë drejtoreshë e Doganave se 9 kushtet e Bundestagut gjerman nuk janë si trau i doganës që e ngre dhe e ul sipas dëshirës.




Statusi i plotë i Sekretarit të Përgjithshëm të PD:


Elisa Spiropali duhet t’i mësojë Edi Ramës se Reforma Zgjedhore sipas kushteve të 🇩🇪, nuk ngjan me traun e doganës, qe e ul e ngre vetë, sipas dëshirës. Reforma e vërtetë zgjedhore nuk kalon dot kontrabandë për t’u hedhur hi syve shqiptarëve dhe Perëndimit që, bashkë me opozitën, duan të garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme.✌

Edi Rama ka frikë nga reforma zgjedhore sipas kushteve të 🇩🇪&🇪🇺. Vota e lirë i jep fund pushtetit të tij të vjedhur dhe të blerë nga krimi dhe korrupsioni.

Shqipëria si Europa është rruga e vetme. Edi Rama nuk e ndalon dot me asnjë makinacion! 🇦🇱🇪🇺


Etiketa: ,

Pas