Në një komunikim për mediat, Gazment Bardhi u shpreh se zgjidhja brenda Partisë Dmokratike duhet të jepet në interes të demokratëve.
Sipas tij, zgjidhja nuk vjen duke dhënë dorëhejqn dhe duke ikur nga përgjegjësitë.
“Nuk besoj që secili prej nesh nuk ka përgjegjësi në situatën ku ndodhet PD, por askush nuk mund të mendojë se duke ikur i ikën përgjegjësive. Është gjëja më e thjeshtë. Demokratët kanë nevojë për përgjegjësi dhe përgjegjshmëri në vendimmarrje. Nuk mund të mendosh se në ditë të vështira braktis PD, ky nuk ka për të qenë kurrë modeli im. Nuk mund ta thjeshtësosh të gjithë problematikën në të cilën ndodhet PD, duke i ikur përgjegjësisë. Prej disa muajsh në PD ka një problem që ka shfokusuar të gjithë vëmendjen. Problemi është shtuar dhe është trajtuar dhe ende nuk është zgjidhur, pra ka nevojë për një qëndrim që i shërben vetëm demokratëve. Interesi personal zero rëndësi”, tha ai