Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka komentuar ofertën e Edi Ramës për daljen nga kriza, dhe thirrjen e tij për zgjedhje të parakohëshme.
Kryeministri tha se nëse PD fiton një bashki më shumë në zgjedhjet lokale, ai është gati për të bërë menjëherë zgjedhje të parakohshme. Me nota humori, Bardhi ka thënë se: Propozimi i Ramës për zgjidhjen e krizës: “Më lini ti vjedh edhe zgjedhjet vendore dhe po ti fitojë opozita zgjedhjet që unë do vjedh, shkojmë pastaj në zgjedhje të parakohshme”.
Reagimi i Bardhit erdhi pak më parë në rrjetin social Facebook dhe Twitter.
LEXO EDHE:
Rama-Bashës: Zgjedhje të parakohshme, nëse fiton 1 bashki më shumë