Gazment Bardhi ka folur pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, ku i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me ankimimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës, për njohjen e Komisionit të Rithemelimit.
I pyetur se çfarë do të bëjnë nëse lihet në fuqi vendimi i Agron Zhukrit, Bardhi ka thënë se do e zbatojnë.
Pyetje: Nëse lihet në fuqi vendimin i Agron Zhukrit, çfarë do bëni?
Bardhi: Do zbatojmë vendimin e gjykatave.
Gjatë mbledhjes, deputetët që mbështesin Berishë kërkuan nga Alibeaj që të tërhiqet nga ankimimi në Gjykatë.