Aktualitet

Bardhi: Ulemi në tryezë për zgjedhoren, nëse ka barazi mes palëve







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:12 - 11/10/19 |
ro ot

Komisioni i Venecias në raportin përfundimtar të publikuar, deklaroi se Presidenti Ilir Meta, kapërceu kufijtë ligjorë me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit.


Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, i ftuar në “ABC News”, deklaroi se opinioni tregon që veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional për të kalur një nga insitucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë. “Përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias është që Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje dhe nuk jemi në rrethanat ku mund të shkarkohet nga Kuvendi apo Gjykata kushtetuese. Opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional për të kalur një nga insitucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë.”-u shpreh Bardhi.


Të enjten, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, deklaroi se Partia Socialiste është e hapur për depolitizim të plotë zgjedhor. Madje ai theksoi se mazhoranca është e gatshme të rishikojë formulën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.



Për këtë të fundit, sekretari i PD-së tha se opozita do të japë kontributin e vet në reformën zgjedhore, thjesht dhe vetëm duke siguruar barazi mes palëve në këtë proces.


“Qoftë PD, qoftë PS, sikundër edhe partitë e tjera politike në vend, janë aktorë të zgjedhjeve. Në momentin kur reformohen rregullat e lojës, secila prej partive politike është e barabartë në trajtimin apo ndërmarrjen e reformës që sjell rregulla të tjera loje për partitë politike në zgjedhje.


Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e vet, që jemi të gatshëm, duke qenë se është kusht kryesor për hapjen e negociatave, që ditën e parë kur kjo çështje u kthye në një kusht të Bundestagut, opozita tha se do të japë kontributin e vet në reformën zgjedhore. Si mund të përfshihemi? Thjesht dhe vetëm duke siguruar barazi mes palëve në këtë proces.”

Për sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, Bardhi tha se ky ka qenë qëndrim i hershëm i kreut të selisë blu Lulzim Basha. Megjithatë, për momentin opozita kërkon që të garantohet leximi i votës së qytetarëve.

“KÇK shkarkohet nga institucionet kushtetuese që quhen komisionet e vettingut. Nëse zotëria do të ngrejë një zyrë në këshillat e ministrave që të identifikojë prokurorët dhe gjyqatrët që hetojnë këtë dhe i shpall, kjo është çështje kundër Kushtetutës dhe akt që tregon identifikimin e të keqes tek të tjerët, kur të keqen e ka tek vetja”, tha Bardhi.

 

Më poshtë Intervista e Plotë e Gazment Bardhit për ABC NEWS

 

***

Gazment Bardhi: Venecia konfirmoi se Presidenti nuk ka shkelur Kushtetutën

Pyetje: Cili është komenti juaj për raportin final të Vencias për presidentin?

Gazment Bardhi: Përgjigja zyrtare e Komisionit të Venecias është që Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje dhe nuk jemi në rrethanat ku mund të shkarkohet nga Kuvendi apo Gjykata kushtetuese. Opinioni tregon se veprimtaria e Kuvendit dhe e partisë qeverisëse ishte një puç konsitucional për të kalur një nga insitucionet e vetme jashtë kontrollit të qeverisë.

Pyetje: Tejkalimin i kompetencës nga presidenti e përfshin shkeljen sipas jush apo është i ndryshëm nga shkelja?

Gazment Bardhi: Ka një ndryshim në opinionin përfundimtar të miratuar sot, krahasuar me draftin. Ky është një nga rastet e veçanta që Komisioni i Venezias ndryshon qendrim referuar opinionit të ekspertëve. Në draftin final është specifikuar se nëse ka patur apo jo tejkalim, do të duhet ta vendosë Kuvendi apo Gjykata Kushtetuese.

Edhe nëse ajo që ka thënë Komisioni i Venecias konsiderohet si tejkalim, duhet të merren në konsideratë rrethanat e tjera kushtetuese që kanë detyruar Presidentin të marrë vendimin. Në raport thuhet qartë konkluzioni se Presidenti i Republikës nuk ka kryer shkelje, siç ka bërë propagandë qeveria gjatë kësaj kohe. Deri më sot Presidenti Meta i ka qendruar betimit për respektimin e Kushtetutës.

***

Numri II i PD tregon qendrimin e opozitës për reformën zgjedhore.

Pyetje: Zoti Gjiknuri ka deklaruar se jemi të hapur për depolitizimin e administratës zgjedhore, duke mos përjashtuar edhe KQZ. Çfarë qëndrimi keni për ketë?

Gazment Bardhi: Dje nuk ka patur asnjë tryezë për reformën zgjedhore ku PD të ketë qenë e ftuar. Ka pasur një mbledhje të komisionit parlamentar, ku, normalisht, marrin pjesë deputetët e Kuvendit, Kuvend të cilin opozita e konsideron jo legjitim dhe të dalë nga zgjedhjet e manipuluara të vitit 2017, për te cilat ka edhe një hetim prej 2 vitesh të prokurorisë. Zoti Gjiknuri apo PS është palë në këtë proces dhe është palë e barabartë me opozitën. Pra, nuk mund ta trajtosh reformën zgjedhore sikur e ka në dorë njëra palë dhe po i bën nder palës tjetër.

Qoftë PD, qoftë PS, sikundër edhe partitë e tjera politike në vend, janë aktorë të zgjedhjeve. Në momentin kur reformohen rregullat e lojës, secila prej partive politike është e barabartë në trajtimin apo ndërmarrjen e reformës që sjell rregulla të tjera loje për partitë politike në zgjedhje. Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e vet, që jemi të gatshëm, duke qenë se është kusht kryesor për hapjen e negociatave, që ditën e parë kur kjo çështje u kthye në një kusht të Bundestagut, opozita tha se do të japë kontributin e vet në reformën zgjedhore. Si mund të përfshihemi? Thjesht dhe vetëm duke siguruar barazi mes palëve në këtë proces.

Pyetje: dhe cili është qendrimi juaj në raport me administratën dhe depolitizimin e saj?

Gazment Bardhi: Në vitin 2019 ka patur një ndryshim të rekomandimit të dhënë nga dy palë zgjedhje të mëparshme për administratën zgjedhore. Nga një formulim që kërkonte depolitizimin e tyre dhe dhënien e kësaj komptence nëpunësve publikë, në raportin 2019, OSBE/ODIHR ka konstatuar se nëpunësit publikë, pra, shërbimi civil është i politizuar, i kontrolluar nga partia në pushtet, nën presionin e partisë në pushtet. Për këtë arsye, OSBE/ODIHR ka rekomanduar që të ndryshojnë procedura e propozimit të anëtarëve.

Ne jemi të hapur për te parë modelet që garantojnë administratë zgjedhore të balancuar, që gëzon besimin e të gjitha palëve qe marrin pjesë në zgjedhje, sikundër një administratë zgjedhore që i bindet ligjit dhe jo urdhrave politikë. Përsa i përket KQZ është provuar që KQZ është në pamundësi për të administruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse është kapur në flagrancë nga OSBE/ODIHR duke shkelur ligjin dhe duke zbatuar urdhra politikë, dhe kështu reformimi i KQZ dhe mbajtja përgjegjësi e anëtarëve aktualë për shkeljet gjatë votimeve moniste të 30 Qershorit, sigurisht janë kërkesa të opozitës dhe këtu biem dakord. Megjithatë, dua të theksoj se zgjedhjet në Shqipëri nuk vuajnë nga komisionerët, por nga blerja e votës dhe ky është rekomandimi nr 2 i ODIHR. Ne nuk mund të shkojmë tek rekomandimi 6, adminsitrata zgjedhore pa zgjidhur rekomandimin 2.

Pyetje: Cili është qendrimi juaj për sistemin zgjedhor

Gazment Bardhi: E kemi bërë publik qendrimin. Ka një qendrim të kahershëm të Kryetarit të PD, Lulzim Basha, i cili ka përkrahur publikisht sistemin maxhoritar të pastër. Lidhur me qendrimin zyrtar të opozitës, ne jemi të hapur te diskutojmë për nje sistem që garanton që qytetari të zgjedhë në mënyrë të drejtpërdrejtë përfaqësuesin e vet në Parlament. Por kjo, aktualisht, nuk është çështja prioritare që ka opozita. Fillimisht duhet të grantojmë që vota e qytetarit shqiptar lexohet drejt dhe më pas duhet të gjejmë sistemin qe do të aplikojmë për zgjedhje. Sepse, qoftë proporcional me vota të hapura, qoftë me lista të mbyllura, nëse vota e qytetarëve vidhet, nëse votuesit kërcënohen, nëse punonjësit e administratës publike janë nën presion për t’u pushuar nga puna, atëherë kjo votë nuk ka vlerë, cilido sistem zgjedhor të jetë.

Pyetje: Po punoni me ekspertët tuaj një draft?

Gazment Bardhi: Po. Ka një grup pune të opozitës së bashkaur, që po punon për çështjet që lidhen me reformën zgjedhore, qoftë çështje që kërkojnë adresimin e e rekomandimeve, për të cilin duhet villnet politik, pasi rekomandimet e ODIHR nuk janë thjesht rekomandime për ndryshim ligji. Fenomeni i shitblerjes së votës është i rregulluar në ligj. E kemi ndryshuar Kodin Penal në 2017, kemi rritur në maksimum dënimet për këtë lloj vepre penale. Problemi në këtë rast është moszbatimi i ligjit dhe kjo nuk adresohet me ndryshime ligjore, por me vullnet politik për të mos u përsëritur fenomeni. Dhe ne duhet të gjejmë këtë mekanizëm qe garanton këtë vullnet politik. Me duhët të sqaroj që ky nuk është projektligj, por platformë që adreson problemet nga vullneti politik, tek ato teknike.

Pyetje: Nëse thirreni në një tryezë si ajo e OSBE, do ta paraqisni aty këtë platformë?

Gazment Bardhi: Absolutisht po. Nëse një tryezë e tillë thirret nga partnerët ndërkombëtarë, domethënë që është vënë në jetë mekanizmi i propozuar prej nesh.

Pyetje: Pra shkoni edhe nëse është Damin Gjiknuri?

Gazment Bardhi: Ne nuk diktojmë përfaqësuesin e palës tjetër. Kemi të drejtë te zgjedhim përfaqësuesin e palës sonë.

***

Pyetje: A ka hapësirë ligjore për të realizuar atë që tha kryeministri për grupin e prokurorëve dhe gjyqtarëve KÇK, kap ça t’kapësh?

Gazment Bardhi: I vetmi qe ka krijuar organizatë kriminale me emrin kap ça t’kapështë kryeministri i vendit. Kap çfarë të gjejë përpara nga pronat e shqiptarëve me cilindo oligark që i del përpara. Kjo është organizatë kriminale qe po shkatërron pasurinë dhe të mirat publike të qytetarëve shqipatrë. A ka në sistem prokurorë të korruptiar? Pa asnjë diksutim. Prandaj kemi mbështetur që ditën e parë testin e vetingut në drejtësi. Ndryshe nga zoti Rama, ne kemi kërkuar qe procedini vetingut të përfundonte brenda 3 vitesh, ndërkohë që Rama kërkoi që vetingu të shkojë 11 vite. Ne morëm mbështetje nga Venecia për propozimin tonë për 3 vjet, pasi në të kundërt, do të krijonte destabilizim të sistemit gjyqësor.

Pyetje: Ka hapësirë ligjore?

Gazment Bardhi: Ne kemi miratuar ndryshime kushtetuese që prokurorët dhe gjyqtarët i nënshtrohen vetingut. Rama e donte 5-9 vjet, prandaj jemi në këtë situatë.

Pyetje: Pra po e përdor edhe juridikisht edhe politkisht?

Gazment Bardhi: Nga ana juridike, Edi Rama është me një këmbë jashtë. Nuk merr vesh nga ligji. Nuk mund të ketë ndonjë ndryshim ligjor tjetër, përveçse të pranojë propozimin fillestar të PD për të shkurtuar kohën e vetingut. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nxorren jashtë sistemit vetëm me veting-thotë kushtetuta që kemi miratuar. Do të pranojë propozimin e PD për ta përmbyllur vetingun në 3 vjet? Bujrum! Le ta bëjë dhe të pranojë propozimin tonë të 2015. Nëse do të ngrejë një zyrë në këshillin e ministrave qe do të identifikojë gjyqtarët dhe prokurorët dhe ky i shpall si “kçk” se po godasin njerëzit e korruptuar të tij, ta shohim pasi ta propozojë, por kjo është thellësisht kundër kushtetutës dhe një akt qe tregon identifikimin e të keqes tek të tjerët, ndërkohë që të keqen e ka tek vetja.

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas