Aktualitet

Bardhi: Vrasja e 25 vjeçarit, modeli i Ramës në armiqësi me qytetarët, të hetojë me shpejtësi Prokuroria














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 08/12/20 |
mapo.al

Pas ngjarjes së rëndë sot në Tiranë, ku një 25 vjeçar u vra nga policia në derën e shtëpis, teksa mundohej ti ikte patrullës, për shkak se nuk kishte maskë anti-covid dhe po qarkullonte pas orës 22.00, ka radhur reagimi i Partisë Demokratike.





Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi thotë se ngjarja tragjike është tronditëse, dhe kërkon zbardhje të plotë. Bardhi denoncon tentativat për manipulim të rrethanave. Numri 2 i PD, i bën thirrje Prokurorisë të veprojë me shpejtësi. Bardhi shton se kjo që ka ndodhur sot, është rezultat i politikave të armiqësimit me qytetarët që ka ndjekur Rama dhe Lleshaj, të cilët nga ana tjetër, janë në miqësi me krimin dhe me bandat.


Deklarata e plotë:




Para 30 viteve rininë e rrihte, persekutonte dhe vriste Gramoz Ruçi, sot e dhunon, gjobit dhe vret Edi Rama dhe Sandër Lleshaj. Kanë ndryshuar vetëm emër, por jo model!


Vrasja e një të riu 25 vjeçar, vetëm se nuk i ndaloi Policisë për vendosjen e maskës dhe orarin e ndalimit të lëvizjes, është shokuese. Të dhënat e para për vrasjen e një 25 vjeçari në mes të Tiranës nga Policia e Shtetit hedhin dyshime të forta për vrasje me dashje pa asnjë shkak. Njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit qartazi krijojnë bindjen e tentativës për manipulimin dhe fshehjen e së vërtetës, me justifikime qesharake të denja për një bandë.

Lexo edhe :  Bardhi në Gramsh: Në 25 prill votojmë ndryshimin dhe modelin i ri politik

Prokuroria duhet të ndërmarrë menjëherë masat për ndalimin e manipulimit të ngjarjes dhe zbardhjen e të vërtetës. Secili prej nesh pret drejtësi për këtë akt kriminal të pashembull dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes.

Policia që vret një të ri në Ditën e Rinisë është modeli më i keq i Policisë së Shtetit. Sot vrasësi i të riut nuk është efektivi i policisë, por Edi Rama dhe Sandër Lleshaj, me politikën e tyre qeveritare të armiqësimit të Policisë me qytetarët dhe miqësimit të Policisë me bandat.

Është irrituese që në 8 vite Edi Rama ndërtoi modelin e Policisë që nuk lufton krimin, por burgos, gjobit dhe vret qytetarët e pambrojtur.

Është e paprecedentë që në 8 vite në vend të komunikatave të përditshme sesa grupe kriminale ka zbuluar dhe arrestuar, Policia e Shtetit është fokuar vetëm tek informacioni i përditshëm sesa gjoba i ka vendosur qytetarëve. Kjo nuk është arsye se përse ekziston Policia e Shtetit. Kjo është një politikë e gabuar, që e armiqëson Policinë me qytetarët dhe e miqëson me bandat.

Kjo duhet të marrë fund menjëherë!

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas