Nicolo Barella është zyrtarisht lojtar i Interit. Pas vizitave mjekësore, mesfushori italian firmosi një kontratë 5-vjeçare me klubin ziklatër nga ku do të përfitoj 2,5 milion euro në sezon. Pas firmës, Barella udhëtoi drejtë Luganos për t’u takuar me trajnerin Antonio Conte dhe pjesën tjetër të lojtarëve.
Barella do të shkëputet sërish për disa ditë pushim pasi ishte pjesë e përfaqësueses U-21 të Italisë në Europian.
Ende pa zbritur në fushë, Barella ka vendosur menjëherë një rekord të ri në klubin ziklatër: 45 milion euro i kushtoi Interit kartoni i ish-mesfushorit të Cagliarit duke u shndërruar në këtë mënyrë në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e klubit.