Aktualitet

Baret dhe restorantet pritet të hapen në 18 Maj, ja kushti





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:15 - 30/04/20 |
mapo.al

Në daljen për përditësimin e masave ndaj COVID-19, ministrja e Shëndetësië Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim.


Ajo tha se duke vlerësuar situatën dhe të dhënat sipas draft-planit, nga 18 maji e në vazhdim do të vlerësohet hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura. Pra do të hapen ato lokale ose restorante që kanë ambjente jashtë dhe tavolinat duhet të jenë 1.5-2 metër distancë.


“Në vijim të draft-planit, dhe e përsëris draft-plan pasi do të vlerësohet situata në dinamikë, nëse të dhënat do të jenë të qëndrueshme, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ekspertët, nga 18 Maji e në vijim, sipas disa hapave të mëtejshëm, do të vlerësojmë dhe hapjen e njësive të shërbimit, bare e restorante, vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjeno-sanitare”, tha Manastirliu.


Manastirliu përsëriti se ky plan tentativë do t’i shërbejë njësive të shërbimit, bare dhe restorante për t’u përgatitur për organizime në kushte të reja të sjelljes dhe shërbimit.


Gjatë prezantimit të planit të ri-hapjes Manastirliu konfirmoi se kufizimet në këtë plan do të vijojnë për aktivitetet sportive, kulturore e sociale, grumbullimet me më shumë se 5 persona dhe që konsiderohen me risk të lartë.

 

Lexo edhe:

Nga Vlora në Tropojë/ 18 bashkitë që hapen nga data 4 Maj në Shqipëri

Nga java tjetër lejohen taksitë mes qyteteve, të riatdhesuarit në banesa

Berberët, denistët dhe qendrat tregtare/ Ja bizneset që rihapen nga 11 Maji

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas