Tuesday, March 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Barishtet e karrotave për zemrën, veshkat dhe kockat

by ro ot
02/04/2019
in Shëndeti
0

Keni dëgjuar për barishtet e karrotave? Janë ato bishtat e gjatë që formojnë një mburojë të gjelbër mbi karrotë. Shumë prej konsumatorëve preferojnë t’i shkulin ato, me shpresën që karrota do të peshojë më pak.

Por arsyeja është e gabuar. Barishtet duhen hequr nga karrota për t’i zgjatur jetën asaj, sepse këto barishte ndihmojnë në tharjen e parakohshme të karrotës.



E megjithatë, barishtet nuk duhen hedhur tutje. Kur të blini karrota zgjidhni në ngjyrë të gjelbër të ndezur, sepse në këtë mënyrë shija e tyre do të jetë tepër e freskët.

Barishtet e karrotave përdoreshin për kurorë nga femrat angleze të viteve 1600, duke zëvëndësuar lulet apo puplat.

Në Shqipëri, këto barishte jo vetëm që nuk vihen mbi kokë, por neglizhohen kryesisht për shkak të perceptimit se ka barishte më të mira që mund të konsumohen.

E vërteta është që këto barishte janë të pasura me proteina, vitamina dhe minerale çka i bën ato tepër të dobishme në gatime të ndryshme.

Barishtet e karrotave, majdanozi, selinoja dhe kopra janë pjesë e të njëjtës familje botanike.

Spekullimet mbi barishtet e karrotave kanë qenë të pafundme dhe shpesh, të panevojshme.

Megjithatë, studimet kanë treguar që këto barishte nuk janë toksike dhe janë të sigurta për t’u konsumuar. Vetëm duhen larë mirë me ujë të bollshëm për të larguar dheun dhe spërkatjet e shpërndara përmbi to.

Këto spekulime kanë lindur kur fermerët nuk kanë patur mundësi për ujë të bollshëm, por studimet nuk kanë zbuluar asnjë fakt që të tregojë se kanë më pak vlera se barishtet e tjera.

Paraqitja e këtyre barishteve mund t’ju sjellë ndërmend gjethet e koriandrës apo majdanozit, për shkak të ashpërsisë dhe faktit që nuk janë të lëmuara në formën e tyre natyrale.

Shija e këtyre barishteve është pak e thartë dhe sigurisht që të kujton barin, por teksa e përtyp do të ndjesh shpërthimin e një ëmbëlsie karakteristike.

Vlerat shëndetësore: A janë barishtet e karrotave të shëndetshme?

Të pasura me vitaminë C

Duke qenë se përmbajtja në vitaminë C është gjashtë herë më e lartë se e rrënjës, konsumimi i barishteve së bashku me ushqime të tjera fuqizon sistemin imunitar.

Për më tepër ato mund të ndihmojnë organizmin të luftojë të ftohtin dhe kollën dhe t’i japë lëkurës suaj shëndetin dhe shkëlqimin e munguar.

Burim i pasur klorofili

Klorofili përmban një sërë përbërësish të rëndësishëm që parandalojnë rritjen dhe zhvillimin e tumoreve. Barishtet e karrotave kanë aftësinë të parandalojnë rritjen e qelizave tumoriale.

Kanë ndikim tek veshkat

Klorofili tek barishtet stimulon fluksin e urinës duke ndihmuar në detoksifikimin e organizmit dhe në filtrimin e veshkave. Në këtë mënyrë luftohet formimi i gurëve në veshka, por edhe stimulohet shkrirja e gurëve ekzistues.

Siguron shëndetin e mirë të zemrës

Përfshirja e barishteve të karrotave në dietën tuaj siguron shëndetin e mirë të zemrës. Këto barishte janë të pasura me kalium. Vetitë antioksiduese ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut dhe mbrojtjen e zemrës.

Përmirësojnë shëndetin e kockave

Përmbajtja e lartë e magnezit ndihmon në tonifikimin, kontraktimin dhe qetësimin e muskujve. Vitamina K nga ana tjetër rrit densitetin e kockave.

Barishtet e karrotave kanë një përmbajtje të ekuilibruar të magnezit dhe vitaminës K dhe si rrjedhojë forcojnë kockat dhe nuk lejojnë shfaqjen e osteoporozës.

Konsumimi i barishteve

Pavarësisht shijes së hidhur, përmbajtja e tyre krokante i bën ato të mira për t’u ngrënë të gjalla në sallatë. Por nga ana tjetër, këto barishte mund të përdoren së bashku me karrotat për lëngje.

Shija e tyre që të rrudh gojën, i bën ato perfekte për t’u përzjerë me fruta të ëmbla si mollët apo bananet në përgatitjen e lëngjeve të plota të frutave.

Barishtet mund të shtohen në supa të përgatitura me mish pule, viçi apo perime të pjekura e të kavërdisura, si edhe në gatime të tjera të skuqura.

Këto barishte mund të transformohen në çaj për të përmirësuar funksionet e veshkës dhe fshikëzës.

Mund të përdoren si një alternativë e borzilokut në përgatitjen e salcave por edhe për të shumëfishuar shijen e pjatave që kanë nevojë për majdanoz.

Përdorimet mjekësore

Për shkak të vlerave antiseptike, lëngu i barishteve përdoret për të larë gojën, hequr erën e keqe të saj dhe shëruar plagët e brendshme të gojës. Ato mund të përzjehen edhe me mjaltë për të pastruar plagët.

Tags: barishtedobikarrotashendetveshkazemra

JU SUGJEROJME

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë
Aktualitet

3.500 bluza të bardha, si mund të ndalet investimi i madh i Shqipërisë së varfër për Gjermaninë

09/10/2022
Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje
Kryesore

Shkolla dhe puna? Asnjëherë para orës 10, shkakton gjumë, stres dhe lodhje

30/08/2022
Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë
Shëndeti

Përfitimet në shëndet/ Ja pse duhet patjetër të vizitoni një fushë me livanda këtë verë

30/06/2022
Next Post
“Pse Arta Marku nuk mund të kandidojë për Kryeprokurore”

"Pse Arta Marku nuk mund të kandidojë për Kryeprokurore"

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • 25 VITE MË PARË/ Turqit marrin Pashalimanin, 7 mln $ për bazën e nëndetëseve shqiptare
  • Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Të jesh fotoreporter në Shqipëri; Armando Babani, fotografi i ngjarjeve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PD ka zhvatur 1 miliard
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In