Aktualitet

Bariu shqiptar, një nga tre viktimat e ciklonit që goditi Greqinë




Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:08 - 21/09/20 |
mapo.al

Një nga 3 viktimat e ciklonit “Ianos” që përfshiu së fundmi Greqinë Perëndimore, ishte një shtetas shqiptar. Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke, ku “espressonews.gr” saktëson se bëhet fjalë për një bari 63-vjeçar, me shtetësi shqiptare, që punonte në Mouzaki.


Megjithë kundërshtimet e të birit, ai shkoi për të parë kafshët që i kishte lënë në një kasolle buzë një përroi dhe rrjedha e ujit e ka marrë me vete.


Në të njëjtën zonë, nga dita e premte rezulton e zhdukur një farmaciste vendase 43-vjeçare, e cila në momentin e ciklonit ndodhej në makinë. Dy oficerë policie, të cilët bllokonin trafikun në urën mbi lumin Pamisos, panë automjetin e farmacistes dhe u përpoqën ta ndalonin, por ajo ishte e hutuar dhe i injoroi, duke kaluar mbi objektet e vendosura nga policia dhe pas rreth 100 metrash ajo u zhduk. Banorët gjetën automjetin, ndërsa ajo vijon të rezultojë e zhdukur.



Po bëhen hetime gjithashtu për të gjetur një bari që është zhdukur në Kardhicë.


Një 62-vjeçar pati fund tragjik, pasi u godit nga çatia e shtëpisë së tij në Kastania, ku zjarrfikësve u deshën më shumë se 24 orë për nxjerrë trupin e pajetë. Eksperët dolën në përfundimin se në momentin fatal ai po përgatitej për të ngrënë.


Një 86-vjeçare nga Vassili Farsalon u mbyt brenda në shtëpi, pasi uji kishte vërshuar në ambientet e brendshme.


Etiketa: , ,

Pas