Aktualitet

Barnat e rimbursueshme, Komisioneri zbulon një mori shkeljesh dhe diskriminimesh














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:59 - 22/05/18 |
mapo.al

Të drejtat e qytetarëve në shëndetësi shkelen rregullisht në Shqipëri, megjithëse numri i ankesave është zyrtarisht i vogël për shkak të mosbesimit dhe frikës.






Komisioneri kundër diskriminimit Robert Gajda, drejtuesi i ri i këtij institucioni, thotë se ka zbuluar një larmi shkeljesh ligjore dhe diskriminimesh së fundi në lidhje me barnat e listës së rimbursimeve.


Ai tha se barnat jetike me kosto të lartë duhet të garantohen nga shteti, sepse bëhet fjalë për sigurinë shëndetësore.





Lista e barnave të rimbursueshme, sipas tij, duhet të jetë sa më e gjatë dhe me barna sa më cilësore, megjithë peshën që ato lëshojnë mbi buxhetin e shtetit.



Zoti Gajda takoi për këtë shoqatat e pacientëve, që ngritën problemin shqetësues të mungesës së barnave, sigurimin me vonesë të tyre, apo heqjen e ilaceve nga listave e rimbursimeve.


“Një nga problemet e mëdha është se disa barnave nuk parashikohen fare në këto lista. Problem tjetër është që parashikohen barna për sëmundje shumë të rënda të cilët nuk i përgjigjen mjekimit me cilësi dhe me efektivitet të këtyre personave. Duhet pra që të parashikohet një listë e plotë barnash, dhe së dyti që ato të jenë cilësore dhe t’u përgjigjen sa më mirë nevojave të qytetarëve” – tha zoti Gajda.

Ilacet kanë qenë programuar më parë për t’u shërbyer të sëmurëve kronikë, por tani nuk figurojnë më. Zoti Gajda tha se ndryshimi i mjekimeve dhe barnave, zëvendësimi i ilaceve të vjetra me ilace të reja, duhen konsultuar me urdhrin e farmacistit dhe me shoqatat e pacientëve. Por këtyre u mbetet të protestojnë vetëm pasi merren vendimet dhe problemi shfaqet në publik dhe nuk i konsulton askush gjatë procesit të përgatitjes së ndryshimeve.

Bazuar në ankesat e qytetarëve Komisioneri kundër Diskriminimit, përgatit rekomandime për institucionet, dhe merr vendime për të ndëshkuar institucionet që bëjnë diskriminimin, duke bërë edhe avokatinë dhe këshillimin ligjor të qytetarëve.

“Komisioneri jep konsultime ligjore për qytetarët e diskriminuar, por bën edhe hetime dhe inspektime direkte dhe në fund të informimit del me një vendim për të konstatuar diskriminim ose jo. Vendosen edhe masat që duhet të marrë ai institucion për të ndrequr diskriminimi, dhe nëse institucioni nuk reagon, komisioneri vendos gjoba për shkaktarët e diskriminimit” – tha zoti Gajda.

Numri i ankesave zyrtare të pacientëve është shumë i ulët, ndonëse pakënaqësitë e qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor dihet se janë të mëdha.

Komisioneri kundër diskriminimit u ka bëri thirrje qytetarëve dhe organizatave joqeveritare që të denoncojnë pa frikë raste shkeljesh dhe diskriminimi për persona dhe kategori individësh që janë në vështirësi.

Diskriminimi është dukuri e përhapur në Shqipëri për motive shëndetësore, arsimore në grupime nga më të ndryshmet, qysh nga pakicat kombëtare, deri te personat me aftësi të kufizuara./VOA

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas