Aktualitet

Basha: 25 prilli s’kishte lidhje me demokracinë, por ne dolëm më të fortë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:59 - 17/07/21 |
mapo.al

“Edhe pse 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, edhe pse çdo padrejtësi që mund të bëhej, u bë për të penguar ndryshimin, ne dolëm më të fortë dhe më të bashkuar, sepse të gjithë bashkë luftuam me mish dhe me shpirt për të ndezur besimin dhe shpresën e njerëzve se një Shqipëri më e mirë është e mundur”.






Kështu u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha nga Kuvendi Kombëtar i PD, ku do të zgjidhen 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar. Demokratët tha Basha refuzuan modelin e Edi Ramës dhe besuan te ndryshimi.


“Jo duke përdorur mjetet dhe modelin e Edi Ramës, por duke e përbuzur dhe refuzuar atë. Ne nuk hoqëm dorë nga mjetet e ndershme për të bërë politikë. Nuk u stepëm nga propaganda e shtrenjtë dhe meskine e regjimit, as nga llumi i krimit që sot është garniturë e një kryeministri ilegjitim, as nga oligarkët që si shushunja i janë turrur trupit të drobitur të Shqipërisë. Ne luftuam dhe besuam, sikurse ende besojmë, se mund t’i ndryshojmë gjërat në këtë vend pa u bërë më të këqij, më të pabesë dhe më të korruptuar se Edi Rama“, u shpreh Basha.







Kreu i PD tha se opozita hyri në këtë betejë e pabarabartë, por me programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve.



“Të gjithë bashkë hymë në këtë betejë të pabarabartë, me programin më të mirë të hartuar në historinë e këtyre 30 viteve, fryt dhe prodhim i ekspertëve më të aftë të vendit dhe bashkëpunimit me institutet dhe institucionet prestigjioze të Perëndimit. Fryt i viteve të punës së bazuar mbi studime të gjendjes reale që e kemi prekur bashkë shtëpi më shtëpi, fshat më fshat, qytet më qytet, sipërmarrje në sipërmarrje me të gjitha grupet e interesit, në bashkëpunim të thellë dhe të hapur me të gjithë grupet shoqërore, me të papunët, me fermerët, me sipërmarrjen e vogël, me sipërmarrësit e mëdhenj, me prodhuesit, me eksportuesit, me mjekët dhe personelin shëndetësor, me arsimtarët, pedagogët dhe studentët, artistët dhe intelektualët, me elitën e mendjes dhe shpirtit të këtij vendi, me personat me aftësi të kufizuara, me të përndjekurit politikë dhe shoqatat e pronarëve që u bashkuan për herë të parë ndër vite me përfaqësuesit e tyre në selinë e Partisë Demokratike përmes programit tonë.



Një program i detajuar, me angazhime konkrete, për cdo sektor të shoqërisë, që vendosi gishtin tek plagët e shumta të vendit, që ofronte zgjidhje për të cliruar potencialin e cdo shqiptari, që clironte dhe zhvillonte potencialin e Shqipërisë, të ndrydhur, të mpakur, të boshatisur, të ngecur në vendnumëro në 8 vite nga një fatkeqësi kombëtare që e quan veten qeveri. Një program që ka në qendër familjen shqiptare, si shtylla e politikave tona; një program që synon forcimin e shtresës së mesme, si motori i zhvillimit dhe i transformimit të shoqërisë, sepse një shtresë e mesme e fortë është garante e stabilitetit ekonomik dhe politik të vendit“, vijoi lideri i opozitës.

Lexo edhe :  Porositë e Bashës - Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD

Pa fituar luftën për demokraci, e ardhmja nuk do të jetë më mirë, vijoi Basha.

“Të vetëdijshëm që shqiptarët meritojnë një politikë që punon për ta dhe jo për vete, ne qëndruam pranë njerëzve në nevojë, pranë të papunëve, pranë familjeve shqiptare, pranë studentëve dhe të rinjve shqiptarë, pranë sipërmarrësve të ndershëm dhe fermerëve, pranë gazetarëve që luftojnë përditë për të vërtetën dhe artistëve dhe intelektualëve që luftojnë për gjallimin e jetës së kombit. Ne nuk lejuam që mjegulla hileqare e propagandës kundër kësaj lufte të drejtë, të na largonte nga njerëzit dhe vështirësitë e tyre të vogla e të mëdha.

Shqiptarët sot e dinë se problemet që ata hasin në punësim, arsimim, shëndetësi, biznes e kudo tjetër burojnë aty ku e ka gjenezën lufta jonë me regjimin: Te demokracia që shkatërrohet, tek zgjedhjet që vidhen, tek e drejta që shkelet. Dhe pa u fituar kjo luftë, për cdo shqiptar, të majtë apo të djathtë, atëhere cdo zgjedhje e lirë në jetën e secilit prej tyre, cdo përpjekje e gjithsecilit prej tyre për punësim, për arsimim për të patur një jetë më të mirë, do të jetë e pamundur“.

Basha tha se demokratët dhe qytetarët shqiptarë do të luftojnë çdo ditë për ndarjen e politikës nga krimi.

“Jemi ne që luftuam dhe luftojmë kundër kriminalizimit të politikës, dhe sfidës që krimi i organizuar po i bën çdo vlere të shoqërisë tonë me bekimin dhe ortakërinë e Edi Ramës, sepse ne nuk mund të pranojmë kurrë që institucionet publike të përqafojnë një model, që askush nuk do ta pranonte për familjen apo fëmijët e tij. Ne nuk e veshim kriminelin me kostum për ta futur në parlament dhe bashki. Ne kemi luftuar dhe luftojmë që institucionet e shqiptarëve të jenë të lira nga ndikimi i krimit dhe në shërbim të qytetarëve.

Ne e dimë fare mirë, që kur ky tumor përhapet në indet e një partie politike, metastazat e tij kapin gjithë shtetin, deri në atë pikë sa sot është e qartë për të gjithë pa përjashtim, se pushteti i rrëmbyer me masakrën zgjedhore, nuk i përket qytetarëve, as socialistëve, por ortakëve të Edi Ramës që blenë vota, shantazhuan, dhunuan, dhe në këmbim marrin kontrollin mbi ato institucione që i shërbejnë më mirë interesave të tyre kriminale”, deklaroi më tej Lulzim Basha.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas