Lulzim Basha, i ftuar në Opinon, u pyet rreth akuzave që kohët e fundit janë drejtuar rreth tij, për rolin që ka patur gjatë punës së tij në Kosovë, në UNMIK.
Kreu i Opozitës, përsëriti se ai nuk është aty për të dhënë sqarime se ndihet i akuzuar, apo se ato që po thuhen e dëmtojnë, por është aty për të hedhur poshtë shpifjet për Kosovën.
Basha siguroi se ai kurrë nuk ka qënë pjesë e hetimit të UÇK.
Ai tha se ka qënë pjesë e ekipit të hartimit të dosjes për kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviç.
Basha sqaroi se disa kohë ka punuar në Mitrovicë, e më pas në Prishtinë, ku është angazhuar në punën për ngritjen e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.
Kryedemokrati tha se për 7 ditë janë fabrikuar dhe po ashtu kanë rënë, 3 gënjeshtra, shtëpia e verdhë, kaseta, dhe marrja pjesë në një aksion për ndalimin e një komandanti të UÇK.
Basha pohoi se kjo është hera e 4 që bëhet kjo fushtë ndaj tij prej Partisë Socialiste, dhe gjithnjë ndodh para zgjedhjeve.
Kreu i Opozitës vuri theksin tek një pyetje: Kush dëmtohet nga kjo fushatë, dhe kush përfiton prej saj?
Basha hodhi poshtë tezën se ai ka heshur për këto akuza, duke thene se i ka sqaruar edhe herë të tjera, edhe për të fundit herë, një javë më parë.
Etiketa: Akuzat, Intervista, Lulzim Basha, Opinion