Me rastin e 8 Dhjetorit, Partia Demokratike ka organizuat një event madhështor në sallën e Arturbina.
Organizini nga Fondacioni për Liri e Demokraci dhe emërtuar Dita e Rinisë/ “8 DHJETORI përmes veprave të autorëve”.
Ndërsa më parë, në rrjetet sociale, Basha ka shpërndarë një dedikim për këtë ditë:
“8 Dhjetori 1990, është dita që ndau të shkuarën nga e ardhmja dhe ndryshoi përgjithmonë historinë e Shqipërisë🇦🇱
31 vite më vonë, thirrja për Shqipërinë si gjithë Europa mbetet një kushtrim për të përmbushur amanetin e të rinjve dhe të rejave që sakrifikuan për liri e demokraci, si dhe për të mbajtur gjallë forcën, guximin dhe idealet e Dhjetorit ‘90, përballë një tjetër diktature, që po varfëron dhe largon bijtë dhe bijat e shqiptarëve, atë të korrupsionit.
Gëzuar 8 Dhjetorin!”
Açka, Zogaj e autorë te tjerë përshëndetën në këtë event.
Zogaj theksoi se më 8 Dhjetor nisi historia e re e Shqipërisë.
Studentët ishin ata që bënë betejën ballore kundër regjimit – tha ai.
Basha, i ulur në sallë mes të rinjve të Partisë Demokratike,l duket se po ju përgjigjet, në një farë mënyre, kritikëvectë tij, të cilët e kritikonin për faktin se nuk po takohet me forumet e partisë.
Ndërkohë folësit vazhdojnë të theksojnë shqetësimin per krizën e PD dhe nevojën për të parë drejt së ardhmes.
Aktiviteti po zhvillohet e po vazhdon në këto momente…