Kreu i Partisë Demokratike e ka nisur edhe sot ditën duke renditur një tjetër dështim të qeverisë Rama në 8 vite qeverisje.
Kryedemokrati thotë se 94% e të rinjve që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri.
“Cila është përqindja e të rinjve që studiojnë jashtë dhe që nuk dëshirojnë të kthehen në Shqipëri?”
“Përgjigjja 94%. Rrjedhja e trurit përbën një shqetësim madhor, pasi vendit i pakësohet forca më vitale e shoqërisë dhe ekonomisë,” ka shkruar Basha në Instyastory.