Kryedemokrati Lulzim Basha, përmes një video-mesazhi të publikuar në ‘Facebook’, i bën thirrje administratës publike që të votojnë masivisht më 25 prill dhe të mos kenë frikë
Basha thotë se mesazhi i tij është i qartë dhe i drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës, ndërsa shton se i vetmi ndryshim për të cilin duhet të votojnë, është largimi i atyre që i ka përdorur.
Reagimi i Bashës
Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve. #ShqipëriaFITON 🇦🇱