Kryesore

Basha-ambasadës amerikane: U kërkoj të mos jenë palë me asnjë






               Publikuar në : 16:13 - 15/03/19 |
mapo.al

Lideri demokrat Lulzim Basha duke folur pas një takimi që pati me ministrin e Jashtëm çek, ku merrnin pjesë dhe anëtarët e koalicionit, iu përgjigj interesit të medias për deklaratën e ambasadës amerikane.


Ai tha se protesta e nesërme do të jetë madhështore pa dallime partiake. Protestë me socialistë, demokratë, etj.

Basha u pyet për deklaratën e ambasadës amerikane dhe u shpreh: “Unë nuk komentoj deklaratat e ambasadorëve. Por meqenëse më pyesni një sugjerim e kam: Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person në Shqipëri, me asnjë parti politike, por i kërkoj të jenë palë për vlerat me të cilat vendet e tyre qëndrojnë, vlerat e demokracisë, të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe drogës, të luftës kundër shitblerjes së votës. Probleme të cilat i shprehu qartë edhe Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit para ditësh. Protesta e nesërme do të jetë një tjetër rast për shqiptarët për t’u bashkuar dhe për të ngritur zërin. Shqiptarët tashmë e kanë kuptuar që e vetmja mënyrë për të garantuar ndarjen e së keqes, është protesta”.

Në një deklaratë publike, ambasada e SHBA në Tiranë sot u shpreh: “Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017″.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas