Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe ka sjellë reagimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Lideri demokrat shprehet përmes një statusi në Twitter se opozita ka denoncuar prej vitesh bashkëpunimin e Tushes me krimin e organizuar.
Sipas tij, arrestimi i kryebashkiakut mund të jetë një fillim i mbarë. Hetimet, thotë Basha duhet të shtrihen edhe te kryeministri Edi Rama e zv/kryeministri Erion Braçe për lidhjet me krimin e Hakmarrjen për Drejtësi.
Reagimi
Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë. Por kjo do të varet nga aftësia, kurajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi.