Kreytari i PD, Lulzim Basha u shpreh nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria e ka marrë mesazhin nga Berlini që nuk do të ketë hapje negociatash në muajin qershor. Basha tha se shkak për këtë vendim të pritur nga BE është kryeministri Edi Rama. Sipas tij, qeveria nuk ka përmbushur pesë prioritetet për anëtarësimin. Zgjidhje, sipas Bashës, përballë këtij ngërçi politik është krijimi i një qeverie tranzitore dhe përgatitja e vendit për zgjedhje të parakohshme.
“Zgjidhja është zgjedhje të parakohshme dhe qeveri tranzitore. Ne shteruam çdo alternativë politike. As Shqipëria dhe as europa nuk do ju lërë ta vazhdoni këtë maskaradë. Disa prej jush i keni marrë mesazhet në Berlin këtë javë. Në qershor nuk do të ketë hapje të negociatave, e morët mesazhin nga Berlini. Faji është vetëm i kryeministrit. Thirrini mendjes, dëgjoni edhe socialistët e ndershëm… jepini rrugë politike sepse prej 16 shkurtit qytetarët do ta marrin fatin në duar dhe do ta spastrojnë këtë sallë nga njerëzit e krimit që e kanë vendin prapa hekurave të drejtësisë”, u shpreh kreu i opozitës.
“Për pesë prioritetet e integrimit në BE nuk ka progres, por vetëm regres. BE nuk do çelë negociatat në qershor. Për herë të tretë Shqipëria nuk do marrë”, tha Basha.