Aktualitet

Basha: Berisha s’ka fuqi të thërrasë Kuvendin Kombëtar, mbështetja ime sot 97%














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:23 - 23/10/21 |
mapo.al

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i dërgon Sali Berishës mesazhin se nuk do ta mbledhë Kuvendin Kombëtar. 






Gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD, Basha tha se Berisha nuk ka superfuqi për të dalë mbi statutin.


Lideri i opozitës tha se nuk do të njihet asnjë mbledhje paralele jashtë institucioneve zyrtare të PD.







Unë kam thënë që detyra e kryetarit të PD është zbatimi i statutit dhe neni 3 është i qartë sa i takon orientimit euroatlantik. Kuvend kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur kurrë sa të jem unë kryetar i partisë. Dhe qëllimi të paktën për momentin është të përfundoj mandatin e dhënë nga shumica dërrmuese e demokratëve duke e çuar këtë parti drejt objektivave të saj që është rrëzimi i regjimit të Edi Ramës dhe sjellja e PD-së në këtë pushtet.




Njeriu që bërtet statuti, statute, shpall dhe i jep vetes kompetenca që nuk i ka dhe nuk mund ti ketë në statut. Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti për të thirrur asnjë institucion të partisë. Partia ka institucionet e saj dhe statuti e procedurat si mblidhen institucionet janë të qarta.



Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjet për të bërë partinë bunker për interesa personale por PD ka prioritete të tjera. Shqipëria e shqiptarët kanë halle të tjera. Kuvend Kombëtar kam thirrur e thërras sa herë që të ketë çështje statutore por institucione paralele dhe bunker nuk thërras dot sepse atë nuk ma lejon statuti”, u shpreh Basha.

Lexo edhe :  Dita e Flamurit/ Demokratët me në krye Bashën, homazhe te Monumenti i Nënës Shqipëri

Të hënën kryetari i PD tha se mbështetja për të ishte 95%, ndërsa 5 ditë më pas, Basha deklaroi se kjo mbështje ka arritur në 97%.

“Mbështetja ka arritur në 97%”, u shpreh Basha.

Ai foli edhe për debatin e fundit lidhur me komandimin e kryetarit të ri të PD-së në Fier. Kryedemokrati tha se Luan Baçi ka dhënë dorëheqjen në momentin që vendosi të kandidojë për deputet.

“Luan Baçi ka dhënë dorëheqjen 1 vit e gjysmë më parë dhe komandimi bëhet sipas rregullave që rrjedhin nga përcaktimet statutore”.

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi sqaroi mbi këtë çështje: “Sa kohë krijohen vakanca dhe deri në realizimin e procesit statutor për të shkuar në Kuvendin, kryesia ka ushtruar të drejtën që i jep statuti, për të komanduar deri në ndjekjen e kësaj procedure”.

LEXO EDHE:

Basha: Hetimi i 25 prillit, që të mos kemi më ‘masakra zgjedhore’

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas