Aktualitet

Basha brenda korrikut me ekip të ri, nesër zgjidhet Këshilli Kombëtar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:49 - 16/07/21 |
mapo.al

Kuvendi i Partisë Demokratike do të zgjedhë nesër anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, një prej organeve më të larta vendimmarrëse.






Për më shumë se 4 orë, mbi 5000 delegatë të Kuvendit Kombëtar do të votojnë për anëtarët e rinj të Këshillit, organi që ka të drejtën të zgjedhë edhe lidershipin e ri në krye të Partisë Demokratike.


Pas mbledhjes së tensionuar të kryesisë së PD ku me debate u votua drafti i analizës së zgjedhjeve dhe ndryshimet statutore të propozuara nga Lulzim Basha, mësohet se brenda korrikut PD do të rinovojë lidershipin në krye të partisë.







Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar që do të votohen këtë të shtunë, do të zgjedhin sekretarët e rinj në krye të PD por edhe nënkryetarët e partisë.

Lexo edhe :  "Nuk ka kthim pas" - Mesazhi i Bashës për Berishën: Do sjellim ndryshimin


Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, Lulzim Basha dhe 19 drejtuesit politikë do të analizojnë qark pas qarku rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe do të miratojnë ndryshimet statutore që ndryshe nga kërkesat e kritikëve të Bashës nuk parashikojnë kufizim të mandatit të kryetarit të partisë.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas