Kryetari i PD, Lulzim Basha iu foli gjatë konferencës për shtyp edhe për buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm.
118 mln euro, tha Basha, do të shkojnë për koncesionet dhe 38 mln euro investime për luks në zyrat e shtetit.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar shpenzime në masën 1.6 milion euro vetëm për zyrën e kryeministrit.
Ndërkohë që për shëndetësinë do të shkojnë vetëm 3.3% e buxhetit edhe pse vendi ndodhet në situatë mjaft të vështirë nga pandemia.
“Në projekt buxhetin e vitit 2021 dua të merrem vetëm me shëndetësinë. Kanë planifikuar vetëm 3.3% të buxhetit ndërkohë që për koncensionet 118 mln euro. Për ndërtime godinash dhe zyra duke përfshirë për zyrën kryeministrore, 38 mln euro. 1.6 mln euro vetëm për zyrën e kryeministrit.
Fondet për luks zyrash dhe konçesione korruptive, të barabarta me gjysmën e paketës sonë të rimëkëmbjes. Asnjë vend në Europë nuk shpenzon sa Edi Rama për konçesione, 1/10 e gjithë ekonomisë. Asnjë kit testimi nuk është blerë nga qeveria, të gjitha dhuratë nga donatorët”, u shpreh Basha.
LEXO EDHE:
Basha: Jam në dijeni të rasteve, pacientët me Covid refuzohen nga spitalet