Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Basha: Buxheti 2021 i pavlefshëm, miliona euro për koncesionet, asnjë lek për qytetarët

by mapo.al
21/10/2020
in Kryesore, Politika, Video
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha denoncoi sot gjatë një konference për shtyp nga selia blu, buxhetin e shtetit për vitin 2021.

Basha tha se qeveria ka parashikuar pagesa në majme për incineratorët gjatë vitit të ardhshëm ku vlera e pagesave është rritur nga 7 në 11 mln euro. Milionat, tha Basha, shkojnë për koncesionarët, por asnjë lek për qytetarët nga të cilët 100 mijë persona kanë humbur vendet e punës nga pandemia vetëm muajt e fundit.

“Mbi 100 mijë shqiptarë kanë humbur vendin e punës, asnjë masë ekonomike, asnjë masë shëndetësore. Afera qindra miliona euroshe nuk mund të bëhej pa aprovimin e Edi Ramës. Nuk do të censurohej informimi i qytetarëve, nuk do të pengohej hetimi i drejtësisë nëse pas kësaj afere nuk do të qëndronte Edi Rama. Në buxhetin e 2021, inceneratorit të Tiranës i rritet pagesa nga 7 në 11 milion euro. 

Buxheti i 2021 është i pavlefshëm, akti i fundit i një qeverie pa legjitimitet. Kushdo që e sheh veten në këtë Buxhet, duhet ta ndjejë veten fajtor. Çdo qindarkë që kjo bandë e babëzitur ka grabitur do t’i merret e do t’u rikthehet shqiptarëve. I bëj thirrje çdokujt që ka ndërmend të hyjë në një marrëdhënie kontraktuale me shtetin në katër muajt e fundit të pushtetit, të ketë kujdes. Zotërinj të SPAK, kur ju nuk hetoni, por mbroni, të korruptuarit, ju inkurajoni vijimin e plaçkitjes së shqiptarëve. Edi Rama është i mbaruar. Opozita do fitojë thellë zgjedhjet dhe do ti kthejë shpresën shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Kreu i PD u ndal konkretisht te incineratori i Elbasanit i cili sipas tij nuk funksionon, por përkundër kësaj planifikon të marrë 148 milionë dollarë ditët e fundit.

“Gjendja inceneratorit të Elbasanit i ngjan një burgu mafioz. Në ditët e tij të fundit planifikon të marrë 148 milionë dollarë nga xhepat e shqiptarëve. Kjo aferë përball çdo shqiptar me nje bandë që vjedh në kohën e pandemisë”, vijoi Basha.

Ai kërkoi reagimin e SPAK për hetuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore këdo që ka firmosur kontrata abuzive, sipas tij.

“Policia dhe Prokuroria japin informacione të hollësishme për çdo krim ordiner; për aferën e inceneratorëve asnjë informacion. Mos hetimi i SPAK, inkurajon hajdutët të vjedhin më shumë”, tha ai.

LEXO EDHE: 

Basha: Duke mos vepruar, SPAK po inkurajon vjedhjen

Tags: Buxheti i ShtetitIncineratoretkoncesionetLulzim BashaSPAKVideo

JU SUGJEROJME

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
Bota

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s

25/06/2022
Yuri Kim i ka mbyllur derën, Berisha i mban shpresat te BE-ja
Kryesore

Berisha i shqetësuar: Po lirohen vrasësit, nuk ka kush t’i hetojë

25/06/2022
Petrit Vasili: Vangjush Dako të hetohet nga SPAK si non grata
Kryesore

Vasili për deklaratën e Ramës në Bruksel: Moskës i duhet një “kamikaz”

25/06/2022
Aksident në Tiranë, makina përplas nënën dhe fëmijën 3 muajsh
Aktualitet

U përplas me betonieren teksa lëvizte me motor, humb jetën 40-vjeçari

25/06/2022
Next Post
“PS do të fitojë zgjedhjet” – Basha: Rama ka mbaruar!

"PS do të fitojë zgjedhjet" - Basha: Rama ka mbaruar!

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
  • “Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
  • Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
  • Broja mund të përfundojë në një ekip me Ronaldon
  • Mbushi vezët plastike me kokainë, pranga të riun shqiptar në Itali



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In