Kryesore

Basha: Çek prej 16 mijë lekësh, për ata që humbën punën nga pandemia








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:44 - 29/09/20 |
mapo.al

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp, theksoi se asnjë shqiptar s’duhet lënë pas dore, por duhet të mbështetet nga qeveria, pasi prej 6 muajsh, vendi ynë po lëngon nga pandemia.


Lideri demokrat, tha se mbështetje kryesore duhet të kenë ata të cilët kanë humbur vendin e punës, duke theksuar se këta të fundit duhet të përfitojnë një çek mujor prej 16 mijë lekësh të reja në muaj, përveç pagës ligjore për papunësinë.


E gjithë kjo, sipas Bashës, duhet për një periudhë 6 mujore.


Më tej, Basha tha se krijimi i Fondit të Punësimit, duhet të mbështesë edhe bizneset, për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar çdo punëdhënësi një shumë mujore prej prej 20 mijë lekësh të reja në muaj për një periudhë 6 mujore.


Ky propozim, ishte një ndër 5 pikat e planit të porpozuara nga lideri demokrat, në kuadër të rimëkëmbjes nga pandemia.


LEXO EDHE:

LIVE – Basha prezanton planin e rimëkëmbjes: Shqipëria po lëngon nga pandemia

Basha: 1 mijë euro për çdo biznes të vogël, lehtësira edhe për biznesin e madh


Etiketa: ,

Pas