Kryedemokrati Lulzim Basha citon eurodeputetin gjerman David McAllister i cili ka deklaruar se mbështet çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut si dhe nisje të bisedimeve me kushte për Shqipërinë.
“Zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman – drita jeshile për Maqedoninë Veriore dhe dritë jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë”, është shprehur David McAllister, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian dhe nënkryetar i Partisë Popullore Europiane.
Ndërsa vetë lideri i opozitës, Lulzim Basha shprehet se nisja e bisedimeve me BE është interesi më i madh i vendit, pasi do të sillte më tepër mbikqyrje dhe llogaridhënie nga ana e qeverisë te institucionet e Brukselit.
Postimi i Bashës
Hapja e negociatave është interesi më i madh i Shqipërisë sepse do të sjellë një mbikëqyrje të shtuar nga BE për ndarjen e politikës nga krimi, zgjedhje të lira dhe të ndershme, barazi para ligjit dhe fund pandëshkueshmërisë. Rruga e vetme përpara është përmbushja e kushteve të vendosura nga Bundestagu gjerman. 9 kushtet e Bundestagut janë udhërrëfyesi i daljes nga kriza dhe i afrimit të Shqipërisë me BE. Mirënjohje familjes tonë politike Partisë Popullore Europiane për mbështetjen që i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve.
LEXO EDHE: