Kryesore

Basha: Dako është bankomati personal i parave të pista të Edi Ramës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:12 - 30/07/19 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas lajmit se SHBA i ka ndaluar hyrjen ish-kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.






“Është lajm i mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur non grata Vangjush Dakon për “përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.” Është lajm i keq që Vangjush Dako nuk ka dalë akoma para drejtësisë për asnjë rast korrupsioni.


Vangjush Dako nuk është vetëm një politikan i korruptuar. Ai është pjesë e krimit te organizuar, në bashkëpunim me të cilin vodhi zgjedhjet për llogari të pushtetit të Edi Ramës. Si shpërblim, Vangjush Dako i dorëzoi krimit të organizuar kontrollin ekonomik dhe politik të Bashkisë së Durrësit.







Është lajm i keq që Vangjush Dako ka si mburojë paprekshmërie nga drejtësia kryeministrin e vendit, Edi Rama. Veprat e mëdha të korrupsionit janë bërë nën mbrojtjen, me dijeninë dhe për përfitimin e Edi Ramës. Është Edi Rama ai që e mbron Vangjush Dakon apo siç e quajnë miqtë e tij, bankomatin personal të parave të pista të Edi Ramës.




Lexo edhe :  Republikanët amerikanë zgjedhin Bashën për takimin e parë në Shqipëri

Përpara ligjit dhe Kushtetutës, Edi Rama zgjodhi gjithmonë Dakon, edhe kur gazeta gjermane BILD tregoi bashkëpunimin direkt me krimin e organizuar për të blerë zgjedhjet në 2017. Edi Rama i mbron kriminelët e tij, brenda dhe jashtë politikës, sepse ai e ka të qartë se as nuk e merr dhe as nuk e mban dot pushtetin pa krimin.



Prandaj, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin, për të vënë qeverinë në interes të qytetarëve, jo të krimit dhe të oligarkëve me të cilët vjedh çdo ditë shqiptarët,” tha Basha.

1


Etiketa: , , , ,

Pas