Kryesore

Basha: Dako pranoi dhunimin e zgjedhjeve, shteti ka rënë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:27 - 26/10/18 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar një hetim tjetër për operacionin kriminal siç e quajti ai planin e kryeministrit Edi Rama për të shtrirë në të gjithë vendin bashkëpunimin me krimin.


Basha tha se kryebashkiaku i Durrësit e ka pranuar se ka dhunuar zgjedhjet.


“Tashmë është e qartë për këdo se Edi Rama ka patur një plan të mirëmenduar e të shtrirë anembanë vendit, për bashkëpunim me krimin për të vjedhur zgjedhjet. Duhet urgjentisht një hetim i posaçëm dhe i pavarur për këtë operacion kriminal”.


“Vangjush Dako është i pari që duhet të merret i pandehur. Lënia e tij i lirë edhe pasi pranoi mbrëmë publikisht bashkëpunimin me bandat për të dhunuar zgjedhjet, është shkatërrim i demokracisë dhe vdekje e drejtësisë. Dua t’i kujtoj Donika Prelës dhe Arta Markut se dëmtimi i provave dhe manipulimi i hetimeve për krimet elektorale të Dakos, Ballës, Gjiknurit, Tahirit e të tjerë, është veprim i rëndë kriminal për të cilën ato do të mbajnë shpejt përgjegjësi deri më një. Kur prokuroria mbron krimin, ka rënë shteti”.



Etiketa: , , , ,

Pas