Aktualitet

Basha: Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurthemeli i shtetit të Kosovës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:07 - 02/07/20 |
mapo.al

Kru i PD-së Lulzim Basha, thotë se deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 është gur themeli i shtetit të Kosovës. Ai tha se Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për Republikë dhe Pavarësi dhe kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008.


Basha në postimin e tij ka theksuar se Kosova do të ecë e vendosur dhe e sigurtë drejt ndërtimit të një shteti të fortë demokratik, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian.


Postimi


2 korriku i 1990 shënoi forcimin dhe bashkimin e të gjjthë faktorëve shqiptarë në Kosovë, nën drejtimin e Ibrahim Rugoves, për një qëllim të madh, Kosovën e Pavarur.


30 vjet më parë, gratë dhe burrat e Kuvendit të Kosovës rindezën pishtarin e lirisë dhe shënuan kthesën e madhe në historinë e Kosovës. Një ditë e madhe, një ditë e bekuar për shqiptarët në të dyja anët e kufirit.

Kurrë nuk kam për ta harruar me çfarë gëzimi dhe emocioni është pritur ai vendim në familjen time, gjysma e së cilës u detyrua të largohej nga Peja dhe Drenica para një shekulli si pasojë e dhunës dhe terrorit.

Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për Republikë dhe Pavarësi dhe kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008.

Kosova ka ditur ndër shekuj të tregojë guxim, forcë e largpamësi përballë sfidave të shumta që ka kaluar në historinë e saj.

Jam i bindur se me të njëjtën kurajo dhe maturi të bazuar në shembuj të jashtëzakonshëm burrash e grash që ia dedikuan jetën lirisë dhe pavarësisë, Kosova do të ecë e vendosur dhe e sigurtë drejt ndërtimit të një shteti të fortë demokratik, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas