Aktualitet

Basha del vetë të bëjë pazarin, ka një thirrje për qytetarët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 08/04/20 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë vetë sot dhe ka bërë pazarin në një nga supermarketet e kryeqytetit, në fashën orare të lejuar. Kreu i PD është fotografuar teksa mban radhën në pritje të kryerjes së blerjeve në market.


Ndërsa përmes një statusi në rrjetet sociale, lideri i opozitës ka konstatuar se qytetarët kanë respektuar rregullat e distancimit social. Gjithashtu, Basha ka apeluar sërish për qytetarët që të respektojnë udhëzimet me qëllim shmangien e rrezikut të prekjes nga koronavirusi.



Postimi
Të dashur bashkëqytetarë, si shumë prej jush sot dola për disa blerje dhe pashë me kënaqësi respektimin e rregullave te distancimit social. Ndonëse është një ditë e bukur pranvere, nuk duhet të harrojmë që jemi në kushtet e emergjencës dhe karantinës.


Ndaj dua tju përsëris sërish thirrjen time të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social, sidomos kur jeni jashtë për nevojat e ditës! Ruani me fanatizëm distancën 1,5 metër!

E di që për shumë prej jush po bëhet e vështirë, por ju lutem mendoni se në këtë mënyrë po ruani veten, familjen dhe të afërmit tuaj. Çdo ditë sakrificë për të ruajtur jetën dhe shëndetin është një betejë e fituar. Bashkë do tia dalim. #ditemetemira


Etiketa: , , , ,

Pas