Aktualitet

Basha-deputetëve të PD: Për Berishën kam informacione që s’do i dini kurrë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:55 - 20/09/21 |
mapo.al

“Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”.






Deklarata e fortë u bë nga kryedemokrati Lulzim Basha sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, gjatë replikave me deputetin Flamur Noka.


Akuzave të Flamur Nokës se heqja e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së ishte thikë pas shpine, Lulzim Basha iu përgjigj duke thënë se nuk do të ketë asnjë forum anti-amerikan në PD. (Debati i plotë në PD).







Gjithashtu, kryedemokrati deklaroi se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD.



“Nuk ka për të pasur asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, e asnjë mbledhje të ndonjë forumi tjetër anti-amerikan”.



“Vendimi për Sali Berishën nuk ka më kthim pas. Pastaj ka një keqlexim që bëhet ose interpretohet në media. Doktori nuk është përjashtuar përfundimisht, nuk është linçuar. Ndaj tij janë thënë fjalët më të mirë. Por siç ka deklaruar edhe vetë ai do të ndjekë procesin gjyqësor. Dhe derisa e vërteta të dal në shesh do të qëndroj jashtë grupit. Ai nuk është përjashtuar as nga strukturat që të ishte nevoja për mbledhjen organeve të PD” – u shpreh Basha.

Lexo edhe :  Grupi për PD-në: Basha të dorëhiqet, akti i parë drejt reformimit të partisë

Duke iu drejtuar deputetëve ai sqaroi: “Kërkesa për doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç i di shume mire edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marr vesh kurrë”.

LEXO EDHE: 

Basha rrëzon kërkesën e Berishës: Nuk do ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar

8


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas