Aktualitet

Basha dhe deputetët e PD braktisin Kuvendin, i ndjek edhe Berisha (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:41 - 13/09/21 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputetët e tjerë të PD, kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit.






Pak minuta pas nisjes së seancës, Basha dhe deputetët demokratë, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë lënë sallën e Kuvendit.


Shkak për bojkotin u bë kërkesësa e Petrit Vasilit i cili kërkoi nga drejtuesja e seancës, Lindita Nikolla që 4 deputetët e LSI të përfshihen në komisionet parlamentare.







Kjo kërkesë nuk u pranua nga mazhoranca dhe për pasojë kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi Nikollën se po shkel rregulloren e Kuvendit.



“E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manikinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë”!, iu drejtua Basha, Nikollës.

Lexo edhe :  Rama përqafon Lindita Nikollën, demokratët i bien tavolinave dhe largohen


Basha dhe deputetët e PD braktisën Kuvendin, të cilët i ndoqi edhe lideri i historik i demokratëve, Berisha.

Ndryshe nga deputetët e Partisë Demokratike që braktisën sallën, Monika Kryemadhi dhe 3 deputetët e saj vijuan të qëndrojnë në Parlament deri në përfundim të seancës.

3


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas