Kryetari i PD Lulzim Basha tha sot në emisionin “ Zonë e Lirë”, se taksa 0.5% për biznesin e vogël do shmangë jo vetëm taksat e mbingarkuara nga ana e Bashkisë Tiranë, por dhe kontrollet apo gjobat pa vend të tatimorëve.
“Në hyrje të biznesit do vendoset pulla fiskale e cila do ndalojë hyrjen e kontrollorëve tatimorë” tha Basha.
Sipas tij, për një biznes me xhiro deri në 20 milionë lekë te vjetra në vit, tatimi nuk do jetë me shumë se 100 mijë lekë të vjetra.
Basha tha se me pagesën e kësaj takse, biznesi i vogël përjashtohet nga të gjitha detyrimet e tjera, kryesisht taksat lokale, ku sot paguajnë taksë pastrimi, taksë arsimi apo dhe taksë mbi pronën.
“Nën 140 milionë lekë të vjetra do jetë biznes i vogël” deklaroi Basha, duke shtuar se nga ky vendim përfitojnë rreth 100 mijë biznese.
LEXO EDHE:
Basha nxjerr dokumentin, fatura false për të marrë miliarda nga Rama
S’pranoi përballjen me kreun e PD – Basha: Jo vetëm gënjeshtar, por zbuluam një Ramë frikacak