Aktualitet

Basha: Do kufizoj mandatin e kryeministrit, maksimumi 8 vite














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:04 - 23/04/21 |
mapo.al

Kreu i Partisë Demokratike mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në emisionin “Abc e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi. Basha është pyetur rreth risive që pritet të sjellë qeveria e tij nëse do të vijë në pushtet





Basha është ndalur edhe te propozimi i tij për të kufizuar mandatin e kryeministrit në vetëm dy mandate. Sipas Bashës ky shembull është marrë nga SHBA që është demokracia më e fortë në botë. Kreu i opozitës argumenton se nëse një kryeministër nuk arrin të realizojë planet e tij në 8 vite, nuk i realizon dot më.


“Funksionimi i Parlamentit si një instrument të kontrollit të qeverisë. Funksionimi i opozitës, liria e medias. Garancia e gazetarit. Dhe ka një instrument tjetër që është propozimi im dhe që do të bëhet realitet.





Që është kufizimi i mandatit të kryeministrit, në vetëm dy mandate. Ju e dini se atë që nuk bën dot për 8 vite nuk e bën dot as për 4 të tjera.

Lexo edhe :  Qëndrimet / Rama: Fitore historike. Basha: Masakër elektorale


Ky është një rregull në një nga demokracitë më të përparuara të botës. SHBA e ka kështu dhe duhet të jetë rregulluar për shqiptarët. Ky do të jetë një nga amendamentet e para që unë do të kaloj.”-tha Basha.


LEXO EDHE: 

“Becchetti”-Basha: Borxhi do paguhet nga Rama e Veliaj, do gjurmohen pasuritë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas