Aktualitet

Basha: Do luftojmë çdo ditë për zhbërjen e masakrës zgjedhore














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:32 - 06/06/21 |
mapo.al

Gjatë takimit me demokratët në qarkun e Elbasanit, kryedemokrati Lulzim Basha i cili kërkon një tjetër mandat në krye të PD-së, akuzoi kundërshtarët politikë duke deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit, listat e tyre ishin të hartuara nga krimi.






Basha u shpreh se policia ishte vendosur në krah të tyre duke i përshëndetur në rastin më të mirë dhe duke i mbrojtur në rastin më të keq.


Ai u shpreh se nuk do e njohë masakrën zgjedhore të 25 Prillit duke nënvizuar edhe njëherë se përgjigja për dorën e shtirë të Ramës për bashkëpunim është “Jo”.







“Miqtë e mi, ndonëse sot ndodhem para jush në kuadër të garës së brendshme, nuk mund ta nis këtu në Elbasan pa thënë, faktin që ndodhemi në zemrën gjeografike të Shqipërisë, ndodhemi në zemrën e qytetarisë këtu në qytetin e Elbasanit, po ndodhemi dhe në zemrën e sistemit dhe makinerisë kriminale që Edi Rama ka ndërtuar këtij 8 vite për të grabitur Shqipërinë, për të tjetërsuar institucionet e saj dhe për të vënë në jetë një nga planet më të zeza të shpopullimit, nënshtrimit dhe zhbërjes të çdo arritje të këtyre 30 viteve të shënuara me progres, me zik-zake, po në tërësi me përparim për qytetarët shqiptarë.



Këtu nga Elbasani, u shtri anembanë qarkut dhe rrezatoi dhe rrezaton akoma e vetmja ofertë e Edi Ramës për shqiptarët. Në formën e një barcaletë që do të ishte për të qeshur nëse nuk është kaq dramatike dhe nuk ndodh në rrethana kaq dramatike, siç është fakti që njeriu më i urryer i Elbasanit, njeriu më i urryer pas Edi Ramës në Shqipëri, Taulant Balla është njeriu më i votuar i 25 prillit. Kjo në vetvete tregon se çfarë ka qenë 25 prilli. Një masakër e pashembullt elektorale.



Kontrasti është kudo i dukshëm por në asnjë vend më shumë sesa në Elbasan, ku ne dolëm me një ekip përfaqësues me njerëz të vlerave, intelektualë, me njerëz të vlerave qytetare, me njerëz të përmasave kombëtare dhe përballë kishim një listë jo të hartuar nga Partia Socialiste, por të hartuar nga Suel Çela, të hartuar nga bandat e krimit të organizuar anembanë qarkut, e të vulosur nga kryebanditi i Elbasanit, Taulant Balla.

Kjo është arsyeja se pse përkundër kësaj masakre zgjedhore ne dolëm më të fortë dhe jo më të dobët, më të mëdhenj dhe jo më të vegjël se sa hymë dhe mbi të gjitha me moralin dhe kokat lartë. Askush prej jush nuk bleu vota, nuk kërcënoi dhe nuk intimidoi qytetarët, nuk i kërcënoi për heqjen nga puna. Ne shkuam tek ata me një program, ne shkuam atje me pastërtinë e shpirtit tonë dhe mbi të gjitha ne shkuam atje me prova të dokumentuara tashmë të betejave tona të mëparshme se çdo sakrificë, se çdo betejë deri më sot nuk e kemi bërë as për as për karrigen time, as për karriget tuaja, as për karriget e deputetëve, por e kemi bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Kryetari i Partisë Demokratike e ka bërë të qartë prej orës parë, kështu është dhe kështu do të jetë për mua, nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të kryer mbi popullin tim, mbi qytetarët e mi, mbi Shqipërinë tonë dhe mbi demokracinë. Por do të luftoj ditë e natë për zhbërjen e kësaj masakre dhe për të bindur aleatët tanë për një platformë për kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend. Thënë kjo, nuk mund të pranoj dorën e autorit të kësaj masakre që shtrihet gjoja për bashkëpunim pa kushte ndërkohë që dora e tij e zgjatur godet në Elbasan dhe kudo në Shqipëri demokratet dhe demokratët duke i kërcënuar dhe duke i hequr nga puna, duke I transferuar, duke I mbyllur bizneset në këto momente që flasim, vetëm e vetëm sepse kanë bërë fushatë për kundërshtarin e tyre politik.

Ndaj edhe gënjeshtrës së tij të radhës dhe përpjekjes së tij për të na përçarë, për të na hutuar, për të na shpërqendruar nga misioni që kemi tani mbi supe. Ofertës së tij të helmët për demokracinë, për Shqipërinë, për shqiptarët dhe për Partinë Demokratike në bindjen time i kam thënë dhe i përsëris dhe sot nga Elbasani një JO të prerë dhe finale.

Sepse t’i thuash po nuk do të thotë vetëm të shkelësh mbi sakrificën tuaj, mbi vuajtjet tuaja, të familjeve tuaja, demokratëve të Elbasanit, votuese tanë anembanë Shqipërisë, por do të thotë të bëhesh pjesëmarrës dhe pjesëtar në këtë masakër elektorale si rruga e vetme e shpëtimit që ai sheh përballë zemërimit popullor që po i lë vendit shokut, zhgënjimit dhe dëshpërimit të ditëve të para. Zemërim popullor i një shumice të dhunuar padrejtësisht në aspiratën për ndryshim sepse 25 Prilli para se të jetë vjedhje e fitores së një partie politike është mbivendosje me dhunë i vullnetit të shumicës nga një pakicë absolute harbutësh të korruptuar që e mendojnë Shqipërinë dhe Elbasanin çifligun e tyre dhe shqiptarët njerëz që vetëm mund të nënshtrohen nga frika, arroganca dhe anti-vlerat që shpalosin ditë për ditë.

E pra, t’i thuash jo është minimum, t’i japësh betejë ditë për ditë këtij regjimi, është tashmë jo thjesht misioni ynë, detyra jonë politike por është detyra patriotike e çdo shqiptari që e do këtë vend”, u shpreh Basha.

Lexo edhe :  "Nuk ka kthim pas" - Mesazhi i Bashës për Berishën: Do sjellim ndryshimin

Ndërkohë në Librazhd, Basha u shpreh se pavarësisht shkeljeve të socialistëve në procesin zgjedhor diferenca mes dy palëve ishte shumë e vogël për shkak të vullnetit të popullit.

“Dhe kështu me gjithë rikthimin në jetë të sigurimit të shtetit dhe metodave të sigurimit të shtetit, survejimit të qytetarëve, se ajo që ka dalë në Tiranë në fakt ka ndodhur anembanë Shqipërisë, me të gjithë pushtetet e mbajtura në një dorë përfshirë futjen nën thundër të sistemit të drejtësisë, me gjithë ndryshimet në Kushtetutë e në Kodin Zgjedhor, me të gjithë mediat më një përjashtim të rrallë të nënshtruara, me të gjithë oligarkinë me vete, me të gjithë bandat me vete, me të gjithë eksodin masiv të shqiptarëve. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Librazhd sikundër kudo në Elbasan dhe në Shqipëri, me të gjithë shpërdorimin e parave të rindërtimit që e patë sesi atyre që i lanë dy dimra nëpër çadra në mënyrë jo transparente dhe pa e ditur fare nëse përputhet me dëmet apo jo brenda 5 ditëve i dhanë 89 herë më shumë para se çfarë kishin dhënë në, që nga tërmeti, me gjithë policinë që në vend të mbronte ligjin dhe qytetarët, në rastin më të mirë përkuli para bandave, në rastin më të keq siç ishte rasti i Librazhdit dhe i Elbasanit, ju shërbente bandave dhe i mbronte bandat.

Në këtë betejë miqtë e mi unë e di që jeni futur me zjarr në shpirtin tuaj dhe nga ai zjarr keni ndezur flakën e shpresës tek qytetarët që të themi të vërtetën kishte dy vjet po venitej. Dolët në këtë betejë dhe dolët në këtë betejë jo për mua, as për kandidatin për deputet, as për karriget tuaja, as për pushtetin tuaj, por dolët për qytetarët dhe kjo është arsyeja pse qytetarët na besuan, pse qytetarët na ndoqën anembanë Shqipërisë dhe këtu në Librazhd”, tha Basha.

Basha i njohu demokratëve disa nga arritjet më të mëdha të vendit në vitet e fundit duke theksuar se çdo arritje ka vulën e PD-së.

“Ndërsa një pjesë prej tyre u trysnuan, u kërcënuan, u intimiduan, u detyruan të qëndrojnë larg përmes mekanizmave që nuk kanë të bëjnë me demokracinë. Rënie e demokracisë me 25 prill nuk është një dramë vetëm për demokratët dhe Partinë Demokratike, nuk është një dramë vetëm për mbështetësit tanë, por është një akt katastrofik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vëllezër dhe motra ne jemi familja politike trashëgimtarë e Lëvizjes së Dhjetorit, ne jemi familja politike që rrëzuam komunizmin dhe sollën demokracinë, që futën Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe në NATO, që hoqëm vizat dhe që de fakto realizuam statusin kandidat për në Bashkimin Europian, që bëmë zhvillimin ekonomik më të shpejtë në tre dekada, që dyfishuam rrogat e mësuesve, pensioneve dhe rrogat në të gjithë sektorin publik, që thithëm investimet më të mëdha strategjike siç është TAP-i apo Devolli.

Çdo arritje ka vulën tonë dhe kjo nuk është rastësi. Asnjë arritje nuk është kryer në qeverisjen e Partisë Socialiste ndonëse kemi ndarë faktikisht pothuajse përgjysmë, ata pak më shumë këto 30 vite pluralizmi. Dhe kjo nuk është rastësi. Nuk mund të jetë rastësi, mund të jetë rastësi herën e parë, herën e dytë, herën e tretë. Ky është produkti i dy mendësive krejtësisht të ndryshme. Ne jemi të bashkuar sepse kemi lindur si një forcë për t’i shërbyer njerëzve”, theksoi kreu i PD.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas