Thursday, March 23, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Basha: Do përgatisim një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin vendit

by mapo.al
03/06/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika, Video
0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbajtur gjatë ditës së sotme takime me demokratët në Kavajë, Rrogozhinë dhe Njësitë 15-16.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati tha ndër të tjera se me të në krye të PD, do të binden aleatët për atë që ai e quan masakra zgjedhore.



Basha shtoi se me ta do të përgatitet një platformë për t’i rikthyer legjitimitetin dhe demokracinë Shqipërisë.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit, Basha tha se PD është përballur me “regjimin” me trimëri dhe dinjitet ndërsa shtoi se PD është zgjidhja e vetme për demokracinë.

“Nuk do ta pranojmë kurrë masakrën zgjedhore të 25 prillit… Ne do ta forcojmë aleancën me shoqërinë dhe do t’ua kthejmë vendin njerëzve.”

FJALA E BASHËS

“Ne jemi një familje shumë e madhe. Në fakt në kuptimin demokratik, jemi një familja më e madhe, kemi dal edhe më të mëdhenj nga 25 prilli, nga mbështetja popullore, numerikisht dhe moralisht. Por paqartësia që mund të sundoj mendjen apo zemrën e ndokujt, nuk mund të kthehet në arsye për të hedhur poshtë sakrificën tuaj, sakrificën e demokratëve anembanë Shqipërisë. Ndaj kam paralajmëruar dhe do vazhdoj të paralajmëroj, siç e kam për detyrë si kryetar i Partisë Demokratike, por dhe si demokrat për këtë rrezik i cili shfaqet në formën e dilemës se çfarë ishtë 25 prilli.

Rreziku i dorëzimit përpara atyre që 25 prillin e konsiderojnë fitore të Edi Ramës dhe jo masakër zgjedhore siç e dini fare mirë ju, është fara që hidhet për një përçarje të re në mesin tonë.
Ne jemi e vetmja shpresë që këtë shumicë të marrë peng nga pakica, ta organizojmë dhe ta kthejmë në një lëvizje masive popullore të cilës do t’i primë pë të rikthyer demokracinë dhe përmes demokracisë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme për të marrë barrën e ndryshimit përmes qeverisjes në nivel vendor dhe nivel qëndror një orë e më parë. Padiskutim kjo kërkon një vetëdije të çdo demokrati, po mua më vjen mirë që kudo ku kam shkuar, demokratët i kam gjetur të qartë dhe të bashkuar.

Sikundër mos të lejojmë që ky proces, përfshirë edhe garën e brendshme, edhe fushatën e brendshme, mos të devijojë në asnjë çastë vëmendjen tonë ndaj të vetmit armik, të vetmit kundërshtar që kanë shqiptarët, Shqipëria dhe demokrcia, që është regjimi i Edi Ramës dhe i Tom Doshit me shokë.

Parndaj miqtë e mi, dua t’ju them fare qartë: unë e di se sa sakrifica keni bërë dhe se çfarë betejash keni zhvilluar, sikundër ju e dini që lidershipi im nuk ka qenë lidership privilegjesh, por i sakrificave të përbashkëta në të cilat j’ua kam drejtuar me vetëdijen e thellë dhe se po e bënim për diçka shumë më të madhe se vetja jonë, madje shumë më të madhe sesa Partia Demokratike, po e bënim për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Sikundër jam i bindur se pa këto sakrifica dhe beteja, sot nuk do të ishim as gjysma e 2017-ës, ku në fakt jemi fituesit e vërtet përkohësisht të ndalur nga masakra zgjedhore.
Kundërshtari na do të përçarë, na do të merremi me veten tonë, na do jo në betejë po në konfuzion, në dilema, në dyshime, në mosbesim, ne duhet t’ia mohojmë, ne duhet të dalim nga kjo garë e brendshme ashtu siç doni ju, të pandarë, të bashkuar dhe të vendosur për ta çuar betejën deri në fund.”

Tags: BashademokratëttakimtakimeVideo

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
“Ligjërisht Bionde”: Binjakët Veshaj u lidhën me Bora Zemanin dhe Jonida Maliqin për famë

“Ligjërisht Bionde”: Binjakët Veshaj u lidhën me Bora Zemanin dhe Jonida Maliqin për famë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In