Kryedemokrati Lulzim Basha tha se do të rishikohen të gjitha vendimet e marra nga Parlamenti prej datës 18 shkurt të këtij viti, kur “Opozita e Bashkuar” vendosi djegien e mandateve.
“Ky nuk është parlament. Nuk ka parlament. Ne do shohim çdo akt të miratuar nga ky parlament prej datës 18 shkurt. Parlament i paligjshëm me gjoja 122 deputetë, nga të cilët vetëm 82 kanë mbetur në përputhje me parashikimet kushtetuese dhe që nga mëngjesi deri në darkë ose bëjnë teatër me fatet e shqiptarëve ose kalojnë ligje që vjedhin dhe kërdisin xhepat e shqiptarëve, grabisin pasuritë dhe pronat e tyre dhe i hapin rrugë pamjeve të tmerrshme siç janë ato tek Unaza e Re apo kudo tjetër. Në vend që ligji të garantojë jetën dhe pronën e tyre, vihen në lëvizje instrumentet që ligji parashikon për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve por për të goditur qytetarët”, deklaroi Basha.