Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha postoi disa foto nga takimi i djeshëm në Shkodër, ku u diskutua për situatën e krimit në qytetin verior.
Sipas Bashës, opozita do të jetë në krah të qytetarëve në përballje me bandat.
“Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin!
Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi!
PA KOMPROMIS!” shkruan Basha në FB.