Aktualitet

Basha e “bllokoi”, Berisha: Ish-kryetari shpalli non-grata bazën e partisë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:50 - 20/09/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas debateve të sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të PD për përjashtimin e tij. Me anë të një statusi shkurt në Facebook, lideri historik demokrat teksa e quan Lulzim Bashën ish-kryetar, thotë se ka shpallur non-grata bazën e partisë.






“Miq, ish-kryetari sot shpalli non-grata bazën e partisë!”, shkruan Berisha.


Kujtojmë se gjatë mbledhjes së sotme ka pasur debate mes deputetit Flamur Noka dhe kryetarit Lulzim Basha. Flamur Noka e ka quajtur si thikë pas shpine vendimin e Bashës, ndërkohë që ka thënë se Lulzim Basha duhet të thërriste Këshillin Kombëtar për të vendosur.







Më tej Basha ka sqaruar se Sali Berisha nuk është përjashtuar nga strukturat, por përkohësisht deri në sqarimin e çështjes në rrugë ligjore.

Lexo edhe :  Berisha e nis konferencën me sulme ndaj Ramës: Sot është një ditë e zezë


“Kërkesa për Doktorin nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët. Ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë, siç i di shumë mirë edhe doktorri dhe që ju s’keni për ti marrë vesh kurrë! Vendimi nuk ka me kthim pas. Nuk mblidhet asnjë kryesi” – mësohet se ka thënë Basha.



LEXO EDHE:

Basha rrëzon kërkesën e Berishës: Nuk do ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar

9


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas