Kryesore

Basha: Ekonomia do bjerë 9%, Rama pagoi oligarkët me paratë e shqiptarëve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:34 - 13/05/20 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha bën përgjegjëse qeverinë për rënien e pritshme ekonomike të Shqipërisë në shifrat e 9%.


Basha iu referua të dhënave të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e cila ka bërë parashikime për rënien ekonomike të shumë vendeve. Ajo që pritet është që Shqipëria të ketë rënie 3 herë më të madhe se Maqedonia e Veriut dhe Serbia.


Sipas Bashës, kjo do të ndodhë sepse Rama zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve ata të cilët ai i quan oligarkë dhe jo njerëzit e biznesit.


Postimi
Ekonomia jonë pritet të tkurret me 9%, më keq se në cdo vend tjetër, sepse RAMAVIRUSI zgjodhi të paguajë me paratë e shqiptarëve miqtë e tij oligarkë dhe jo njerëzit e bizneset. Prej RAMAVIRUSIT njerëzit janë sot pa punë, të varfëruar dhe pa asnjë mundësi të përballojnë krizën. 


LEXO EDHE: 

BERZH bën parashikimin: Ja sa do të bjerë ekonomia shqiptare gjatë 2020


Etiketa:

Pas