Kryesore

Basha firmos peticionin për rindërtimin e Teatrit siç ishte





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 20/05/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në përfundim të protestës firmosi peticionin e artistëve për  rindërtimin e Teatrit Kombëtar siç ishte. Më tej, kreu i PD, tha se në ditët në vijim, do të përvijojnë hapat me qëllim sigurimin e votës së lirë për shqiptarët.


“Opozita ka një qëllim, t’u japim fund kushteve ku padrejtësia shtyp qytetarët, padrejtësia e ka emrin Edi Rama.


Ne kemi bashkuar forcat në një projekt ndryshimi që merr jetë me votën e shqiptarëve. Ndryshimi është i paevitueshëm.


Rama është investuar të ndalë përpjekjet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira.


Kjo i jep sot betejës sonë për zgjedhje të lira një apel kombëtar dhe ndërkombëtar. Në ditët në vijim PD-ja do të përvijojnë hapat me qëllim që synimi ynë për t’u dhënë shqiptarëve lirinë e votës të realizohet një orë e më parë dhe t’u mundësojmë që të shporrin me një votë plebishitare një hajdut ordinier.

PD-ka ka treguar vullnet për reformën zgjedhore, sot nuk është përgjegjësia jonë. PS-ja ka hedhur në erë besimin në një proces, ku pa besim nuk është asgjë, opozita nuk mund të jetë fasadë. Ne do të jemi gati për ndryshim sistemi, për mazhoritar të pastër dhe dy dhoma dhe kufizimin e mandateve të deputetëve, por asgjë nuk do të ketë kuptim përderisa kujdestar i zgjedhjeve do të jetë hajduti Edi Rama” tha ai.


Etiketa: , , , ,

Pas